Marrëdhënie

April 13, 2017 | 12:15

Rrëfimi i të riut: “Babai im nuk e vlerësoi kurrë mamanë. Ajo bënte gjithçka për të…”

1“Babai im nuk e vlerësoi kurrë mamanë. Ajo bënte gjithçka për të. Punonte gjatë gjithë ditës dhe kur kthehej në shtëpi gatuante për të. Babai vinte në shtëpi vetëm për të fjetur. Ajo ia çonte ushqimin me tabaka dhe çdo gjë duhej të ishte e përkryer: ngjyrat e duhura, pecetat të palosura drejtë, çdo gjë. Po ai nuk kënaqej asnjëherë dhe vetëm e shante. Kur ishte i dehur, i bërtiste për asgjë. Po mamaja ishte e nënshtruar dhe i pranonte të gjitha pa bërë zë. Madje zemërohej me mua, nëse unë përpiqesha të ndërhyrja.

Babai kishte lidhje me fqinjën tonë dhe dy vjet më parë u largua nga shtëpia që të jetonte me të. Para ca kohësh fola me të në telefon dhe dukej në depresion. Ishte ndarë me atë gruan. Më tha se asaj i kishte dhënë gjithçka, po ajo iku. I kishte gatuar, e kishte trajtuar mirë dhe me dashuri, i kishte blerë çfarëdo që ajo kishte dëshiruar, por prapë ajo ishte e pakënaqur dhe e braktisi.

E pyeta nëse arrinte ta kuptonte se çfarë po i mësonte jeta? Nuk më ktheu përgjigje”.

(Bogota, Kolumbi)/ Humans of New York

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top