Mirëqenie

December 18, 2015 | 12:50

Rregullat për një jetesë të lumtur

isidaNga: Isida Lalaj

Të mësosh rregullat për një jetesë sa më të mirë, thuaj sa më shumë JO, këmbëngul dhe lejoji vetes kënaqësitë e jetës. Shpeshherë na ndodh të ndihemi konfuz, fillojmë të përpunojmë e të pyesim vetveten për gjërat që na bëjnë të lumtur, për ato që na emocionojnë, për ato që na rrisin adrenalinën dhe kënaqësitë. Të gjithë duam të jemi të lumtur dhe, sipas nesh, mundohemi të kalkulojmë planet pothuajse perfekte për një jetë më të mirë. Mirëpo, sa shpesh na realizohen këto plane? A nuk thuhet se diçka spontane është gjithmonë më e bukur? A mund ta vëmë këtë spontanitet në paralelizëm dhe me jetën tonë? Pa dyshim që jeta nuk është e thiktë, për disa planet ecin më së miri, por për disa të tjerë pothuajse dështojnë gjithmonë. E vlerësuar, sipas statistikave dhe anketave në mbarë botën nga psikologë dhe psikiatër të ndryshëm, gjëja më produktive është listimi në vetvete i atyre gjërave që na bëjnë të lumtur, por gjithmonë në kuadrin e kornizës së principeve të një shoqërie të civilizuar. Kjo listë, pikë së pari, fillon duke shqyrtuar jetën tonë, që nga gjërat me më pak rëndësi, deri tek ato që peshojnë shumë në jetën tonë. Më pas, shtojini kësaj liste besimin në vetvete se çdo qëllim i yni do të arrihet. Mbani gjërat në prespektivë, renditini ato në bazë të prioriteteve. Trajtojini njerëzit ashtu siç e meritojnë. Familja, mbi të gjitha, e para. Kjo do të thotë që personat e tjerë thjesht mbushin jetën tonë. Kushtojini vëmendje momentit, stop mendimit për të kaluarën, për të ardhmen dhe për çdo gjë tjetër që na vjen në mendje në atë moment. Edukojeni vetveten dhe mbusheni vetveten me mendime pozitive. Çelësi për një njeri të lumtur është qytetaria. Jini të pasionuar për diçka, pasi ajo do t’ju mbajë gjallë mendimet tuaja. Rrethojeni vetveten me njerëz mbështetës, zgjidhni gjithmonë miq, libra, vende që ju bëjnë të ndiheni mirë. Kujdes, zgjidhini ato me mençuri.

Jini mirënjohës për gjërat që u ka ofruar jeta, një familje e bukur, fëmijë të adhurueshëm, miq mbështetës, punë karrieriste, shtëpi e lumtur, mbi të gjitha, një bashkëshort i ëmbël dhe i dashur. Mendoj se gjithçka që bëjmë, duhet ta bëjmë sepse e dëshirojmë vetë dhe jo se do dikush tjetër për ne. Çfarë do të thotë se, duke bërë atë që duam ne, pa u shtyrë nga dikush tjetër, na karakterizon një person me karakter të fortë dhe me vetëbesim. Është interesante që aftësia për të thënë JO është e lidhur ngushtë me vetëbesimin. Njerëzit me vetëbesim të ulët ndihen të shqetësuar për atë çka mendojnë të tjerët dhe kanë tendencë të vlerësojnë nevojat e të tjerëve më shumë se ato të tyret. Pa dyshim që na ndodh të rrethohemi dashur padashur nga njerëz shtytës dhe paksa posesivë dhe, për të mos u prishur qejfin atyre, na ndodh të themi PO pa e dashur këtë PO-në. Por, si t’i kontrollojmë këto PO-të e padëshiruara? Si të mësohemi të themi JO?

  • Pikë së pari, nëse doni të thoni JO, ajo duhet të jetë e palëkundur dhe e drejtpërdrejtë.
  • JO-ja nuk ju bën person të pasjellshëm.
  • Lejojini vetes disa sekonda kohë për t’u menduar para se të ktheni përgjigje,

në mënyrë që të merrni në konsideratë realisht atë çfarë doni.

  • Bëjani të qartë personit që po i përgjigjeni, që fjala JO është përfundimtare.
  • Nëse personi që keni përballë është manipulator, bëni negociata, mundohuni ta bindni se një person nuk mund të bëjë diçka vetëm se do dikush tjetër dhe jo ai vetë.

Njerëzit me vetëbesim të ulët ndihen të shqetësuar për atë çka mendojnë të tjerët dhe kanë tendencë të vlerësojnë nevojat e të tjerëve më shumë se ato të tyret.

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top