Qeshim 232 mijë herë në harkun e jetës. Dhe për të maksimizuar efektet e kësaj gjendjeje të shëndetshme shpirtërore, nevojiten dhëmbë të bardhë dhe buzë të buta. Këshilla e ekspertes për furçën e dhëmbëve për zbardhjen e duhur.
Ne buzëqeshim 11 herë në ditë dhe 232 mijë gjatë gjithë jetës. Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga OnePoll.com dhe udhëhequr nga marka Moshulu, e botuar më pas në The Sun. Pjesa më e madhe e 2000 njerëzve të intervistuar thanë se duhej të buzëqeshin të paktën 7 herë në ditë për t’u ndjerë të lumtur dhe me një qëndrim pozitiv. Disa, megjithatë, kanë pranuar se nuk buzëqeshin sa herë që dëshirojnë, pavarësisht se janë të vetëdijshëm për fuqinë e një buzëqeshjeje për të mbushur jetët e tyre me energji pozitive dhe mirëqenie që rrjedh nga një qeshje e shëndetshme.
Për të mos humbur as dhe një shans për të përmirësuar buzëqeshjen dhe cilësinë e jetës tuaj, tregoni dhëmbë të përsosur dhe buzë që mund të ndihmojnë për të kapërcyer drojën. Duke filluar nga lloji i furçës së dhëmbëve, e cila përdoret për një efekt bardhësie si buzëqeshje Hollivudiane. Martina Gattuso, higjieniste dentare në Milano, tregon rregullat që duhen ndjekur për bukurinë e dhëmbëve:
SI DUHEN LARË DHËMBËT
Dhëmbët duhen larë dy herë në ditë për të paktën dy minuta, duke përdorur teknikën e rulit, d.m.th. larja nga mishrat në dhëmb, për gjithsej gjashtë furçe çdo dy dhëmbë. Pa harruar të pastroni gjuhën. Fija dentare duhet të përdoret një herë në ditë.
KUR DUHEN LARË
Pas ngrënies është më mirë të prisni rreth 20 minuta para se të lani dhëmbët për të lejuar që Ph i pështymës të kthehet në gjendje normale.
RIPASTRIM
Dhëmbët dhe fryma juaj kanë nevojë për një prekje gjatë ditës, ashtu siç bëni me grimin. Edhe kur nuk është e mundur t’i lash, ilaçi është lëngu shpëlarës, të cilin mund ta mbash me vete.
SI TË KEMI DHËMBË MË TË BARDHË
Nuk vlen vetëm përdorimi i pastës së dhëmbëve për zbardhjen, por edhe furça e duhur. Dy substancat që duhet të mbahen në mendje, duhet të jenë të pranishme në furça, siç janë aktivizimi i karbonatit aktiv dhe atij të kalciumit. I pari ka një veprim anti-njollë, si dhe ka aftësi pastruese, që eliminon aromat e pakëndshme dhe bllokon rritjen bakteriale; e dyta është zbardhja dhe anti-pllakat për të maksimizuar një pastrim të thellë.
BUZË TË QESHURA
Për të përfunduar punën, buzët gjithashtu kanë nevojë për kujdes të posaçëm, për të shmangur plasaritjet që prishin buzëqeshjen dhe madje nuk inkurajojnë qeshjen, sepse janë të thata dhe “tërhequra”. Para se të aplikoni zbutësin e buzëve, buzëkuqet ose shkëlqyesit, scrubi ndihmon shumë për t’i zbutur ato dhe për t’i përgatitur për aplikimin e make-up-it.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi glamour.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.