Këshilla & Arsye

July 7, 2017 | 9:48

Rregullat për të qenë prind i vetëm

Të jesh mama apo baba i vetëm nuk është asnjëherë e lehtë: zanati i prindit është shumë i vështirë edhe kur jeni dy, imagjino kur jeni vetëm.
Por, në të gjithë botën, meshkujt e femrat, persona VIP apo normalë, arrijnë t’i rrisin fëmijët edhe pa praninë e një partneri.

Për të lehtësuar detyrën e të rriturit të një fëmije pa ndihmën e prindit tjetër, kemi përzgjedhur disa këshilla për t’ia dalë mbanë sa më mirë…

1

 

Kujdesuni për veten

Nuk duhet të harroni asnjëherë të mendoni edhe për nevojat personale. Hani mjaftueshëm, pini mirë dhe bëni aktivitet fizik, për shembull duke shkuar te dyqani në fund të rrugës në këmbë e jo me makinë.

Bashkoni forcat me prindërit e tjerë

Të gjeni baballarë e mama të tjera single single mund të jetë, në disa rrethana, një spirancë shpëtimi, sepse mund të bashkoni forcat, duke u organizuar më mirë, edhe në detyrat e përditshmërisë apo për të marrë fëmijët nga kopshti apo shkolla, apo edhe për të blerë gjëra të vogla në dyqan…

Pranoni ndihmë nga të tjerët

Shpesh prindërit e vetëm refuzojnë çfarëdolloj ndihme nga të tjerët, pasi zakoni për t’ia dalë mbanë vetëm zë rrënjë në stilin e tyre të jetesës. Ndaj kolona zanore në kokën e tyre është: “Duhet t’ia dal mbanë vetëm”. Por fëmijët kanë fuqi magjike për t’u afruar me persona të tjerë dhe është e rëndësishme të mos i largoni ata, pasi një baba apo një mama e vetmuar kanë më shumë nevojë për ndihmën e të tjerëve.

Mos kini zili çiftet e tjera

Për një prind të vetëm, ndonjëherë mund të jetë normale të provojë pak zili për ata që janë çift, ku secili nga prindërit ka, të paktën teorikisht, mbështetjen e prindit tjetër. Por bëhet fjalë vetëm për teorikisht: fakti se janë dy jo gjithmonë i bën gjërat më të lehta, sepse secili mund të ketë problemet e veta. Dhe zilia shpesh të shtyn në inat e mëri: më mirë evitojeni duke menduar se ndonjëherë çiftet kanë vështirësi edhe më të mëdha se tuajat.

Planifikoni

Duke mos pasur askënd pranë që të mund t’i japë një ndihmë të menjëhershme në rast nevoje, duhet të jeni të përgatitur për emergjencat. Për shembull, nuk duhet të mbeteni asnjëherë pa ilaçe në shtëpi dhe të keni gjithnjë në celular numrat e nevojshëm të telefonit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top