Mirëqenie

April 9, 2019 | 11:40

Rregullat që duhet të ndiqni para se të flini, për të larguar stresin e akumuluar gjatë ditës

Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje më të komplikuara si përballja me një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës. Për të mos përmendur faktin se qëndrimi në një kompjuter dhe  për orë të tëra me pak aktivitet fizik mund t’ju lërë të ndiheni të zbrazët.

Por është e mundur që të lehtësohet tensioni dhe dhimbjet që kaloni në zyrën tuaj në mënyrë që të flini më mirë dhe të largoni stresin e mbledhur gjatë ditës.

Përpara se të shtriheni për të fjetur ndiqni këto 3 rregulla:

Aplikoni një krem sysh: Kur shikon një ekran celulari apo kompjuteri, fytyra juaj ekspozohet automatikisht në dritën blu, e cila mund të ndikojë në gjumin tuaj, të shkaktojë probleme shëndetësore dhe mund të shkaktojë sëmundje, sipas “Harvard Medical School.”Përveç kësaj, kjo dritë e bezdisshme mund të kontribuojë edhe në plakjen e parakohshme të lëkurës, që përfshin zbehjen, rrudhat dhe humbjen e elasticitetit (sikur dielli dhe ndotësit nuk janë të mjaftueshëm për këto probleme). Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon përdorimin e një kremi për sytë për të pakësuar shenjat e plakjes në këto zona të ndjeshme.

Bëni disa ushtrime për sytë: Nëse kompjuteri juaj është ai që keni kontakt pothuajse gjithë kohës në zyrë, një studim i publikuar nga “International Journal of Health Sciences” zbuloi se mbi 70% e popullsisë përballet me një lloj simptome të dhimbjes të syrit nga ekspozimi ndaj ekraneve të tyre.

Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit, shpenzimet e disa minutave duke bërë ushtrime të thjeshta për sytë mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave si tendosje, shikim të paqartë, dhimbje koke dhe sy të thatë, duke çuar në një gjumë më qetësues dhe një ditë më produktive të punës.

Ndryshimi i fokusit: Mbaje gishtin në një distancë të shkurtër nga sytë tuaj dhe përqendrohu në të. Pa hequr fokusin. Më pas shtrini krahun dhe shikoni muret prapa gishtit tuaj, kthejeni fokusin tuaj përsëri në gisht dhe lëvizeni drejt fytyrës tuaj. Përsëriteni disa herë.

Relaksohuni me disa ushtrime joge: Fondacioni Kombëtar i Gjumit thotë se njerëzit që bëjnë joga bien më shpejt në gjumë. Yoga ndihmon në këtë rast me relaksimin dhe ju bën që të lehtësoni stresin dhe tensionin që keni grumbulluar gjatë ditës.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top