Këshilla & Arsye

May 15, 2017 | 10:07

Rrezet e diellit na bëjnë të lumtur dhe të bukur …

A keni menduar ndonjëherë pse në ditët e bukura ju ndiheni më të lumtur, të qetë dhe më të qeshur se zakonisht? Çdo gjë ka lidhje me diellin! Kur ne jemi të ekspozuar ndaj dritës dhe ngrohtësisë së rrezeve të tij, humori ynë papritmas ndryshon në një mënyrë pozitive. Ndodh për shkak të fuqisë së diellit: kjo është një kurë për humor të mirë dhe shëndetin, na bën të bukur me një çehre për t’u patur zili dhe ka efekte të dobishme për shëndetin mendor dhe fizik.

1

Largon stresin: dielli ka fuqinë për të larguar stresin dhe për të na mbajtur në humor. Kur ne jemi të ekspozuar ndaj dritës dhe nxehtësisë së rrezeve të të tij, kemi tendencë për të çlodhur muskujt dhe për të shpërndarë tensionin e akumuluar në trupin tonë. Por jo vetëm, dielli është gjithashtu një terapi e shkëlqyer e natyrshme për fazat e hershme të depresionit. Sipas studimeve të fundit, sidomos dielli i mëngjesit, mund të stimulojë disa mekanizma biologjikë, që ndikojnë dukshëm në humorin tonë.

Më shumë buzëqeshje për të gjithë: Audrey Hepburn ka thënë:”buzëqeshja është aksesori më i bukur që një grua që mund të mbajë.” Për ta pasur atë, studiuesit thonë se, mjafton të kaloni disa orë në diell. Si? Duke mbrojtur lëkurën tuaj me një krem të mirë, sigurisht, dhe marrë ngrohtësinë e rrezeve të tij. Dielli, në fakt prodhon serotoninë, dhe melatoninë, e cila ndihmon për të luftuar humorin e keq dhe gjumë të mirë.

Një përforcues natyror: A e dini se rrezet e diellit shkaktojnë një rritje të dëshirës seksuale? Vetëm kështu: dielli stimulon prodhimin e hormoneve të rëndësishme që shkaktojnë stimulim seksual. Një studim nga Universiteti i Mjekësisë i Gracit, në Austri, tregon se si vitamina D prodhohet në trup nëpërmjet ekspozimit ndaj diellit, ajo është përgjegjëse për krijimin e progesteronit tek femrat, hormon që stimulon dëshirën seksuale.

Kujdes për lëkurën: dielli na bën të lumtur, të bukur dhe mbi të gjitha na nxin! Por mos e teproni: siç u përmend më lart, përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të tij janë aq të shumta, por ne nuk duhet të harrojmë lëkurën, e cila patjetër duhet mbrojtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top