Përdorimi i teknologjisë si dhe inovacioni që sjell, luan rol të rëndësishëm tek zhvillimi dhe vazhdimi i gjithanshëm i njohurive të individit. Duhet të kemi parasysh si duhet shfrytëzuar interneti, sidomos nga fëmijët, moshat e mitura dhe adoleshentët.
Interneti çdo ditë e më shumë është duke dëmtuar fëmijët në aspektin psikologjik, shfletimi i ueb-site të ndryshme bën që të shohin edhe gjëra të cilat sjellin rrezik për ta. Shqetësim i madh mbetet pornografia, aty fëmijët shohin gjithçka, gjë për të cilën prindërit e tyre nuk janë në dijeni.
Fëmijët sot kanë pajisje teknologjike me të cilat mbyllen në dhomë dhe shfletojnë gjëra të ndryshme në internet ku edhe mund të qasen lehtë, sepse nuk janë të koduara me moshë. Pornografia apo siç përdoret shkurt porno, shfaq sjellje jo vetëm seksuale në foto, filma, vizatime, tekste, lojëra kompjuterike, por shkon më shumë se kaq. Nuk është vetëm imazh, por është përdhunim, degradim, torturë dhe abuzim brutal i fëmijëve.
Me shfaqjen e pandemisë Covid-19, e cila u identifikua në dhjetor të funditvitit 2019, menjëherë edhe industria e pornografisë fatkeqësisht mori hov edhe më shumë, duke ua kaluar edhe prodhimit të filmave, muzikës.
Njerëzit pornografinë e përdorin për t’u eksituar seksualisht. Fatkeqësisht, në ditët e sotme fëmijët dhe moshat e mitura, adoleshentët shohin video në youtube. Në çdo klikim që bëjnë në telefona apo kompjuterët e tyre u shfaqen reklama të tilla si dhe lojëra kompjuterike, gjë që për fëmijët është e dëmshme dhe e ndaluar me ligj. Edhe më e tmerrshme derisa në shkolla ende nuk mësohet për edukatën seksuale, kurse fëmijët qysh në moshë të vogël gjithçka mësojnë duke parë në internet gjëra që në jetën realie nuk bëhen dhe as nuk praktikohen nga partnerët, tek fëmijët krijohen iluzione të tilla mashtruese.
Pornografia dëmton seriozisht fëmijët që abuzohen seksualisht në imazhe pornografike, gjithashtu edhe të tjerët që i shohin ato. Fëmijët që shohin pornografi do të kenë më shumë pasoja në të ardhmen e tyre. Ata fillojnë dhe e shohin seksin si diçka shumë të thjeshtë dhe normale, pastaj dhe nxiten që të përdoren edhe prej të rriturve.
Pornografia për fëmijët në internet është një shqetësim që duhet të jetë i të gjithëve: i prindërve, mësuesve, policisë, gjykatës, pra gjithë shoqërisë po ashtu dhe shtetit.
Prindërit duhet të kenë shumë vëmendje dhe përkujdesje të veçantë ndaj fëmijëve të tyre, të flasin me ta si e kalojnë kohën në internet, pastaj të kontrollojnë se çfarë ata shohin. Tani në pandemi gjithçka ka kaluar më shumë në përdorimin e teknologjisë. Sistemin e mësimit online fëmijët e kanë me qëndrimin përballë kompjuterit, kontakti pranë tyre mund të rrezikojë. Shumë nga mashtrimet e tilla, reklama ose linke që u hapen, u shkatërron të rinjve jetën, vajzave duke i përdorur dhe shfrytëzuar, kurse meshkujve duke u shpenzuar kohë dhe para, duke rënë pre e prodhimeve të tyre. Veprimet e tyre bëjnë që intimitetin dhe dashurinë e vërtetë ta zëvendësojnë me mjerimin pornografi.
Të shohësh pornografi nuk është aspak e hijshme, mund të themi se është e lejuar me ligj në kushte të caktuara, por pornografia e fëmijëve dënohet rreptësisht me ligj. Njerëzit preferojnë të shohin pornografi por, të shohësh pornografi shpesh mund të kalojë në nevojë e sëmundje dhe kjo do paraqesë shumë probleme, sa do ju duhet të konsultoheni me ndonjë profesionist shëndeti si: psikolog, psikoterapeut, gjinekolog.
Pornografia nuk është asnjëherë e njëjtë me seksin në realitet. Aty njerëzit dhe trupat e tyre nuk janë si në realitet, pastaj duan ose nuk duan ata bëjnë seks gjithë kohën dhe nuk shfaqin emocionet si në realitet, një gjë e tillë nuk ekziston. Njerëzit që shohin pornografi mendojnë se ato lëvizje duhen bërë edhe në gjendjen normale, gjë që është shumë e gabuar. Kështu partnerët detyrojnë të bëjnë diçka që sjell vetëm prishje të raportit dhe krijojnë mendime të errëta, bëhen të dhunshëm. Kjo çon deri tek pasojat fizike dhe familjare. Pornografia është një biznes i madh që dikujt i sjell fitime të mëdha të parave, por që ata nuk mendojnë se si fitohet, qëllimi i tyre është të blesh prapë ose të vizitosh faqen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.