Një ekip i universitetit të Harvardit thotë se, aktiviteti në rritje në një pjesë të rëndësishme të trurit mund të shpjegojë se përse stresi ndikon në rritjen e mundësive që njerëzit të kenë probleme me zemrën dhe hemorragjitë cerebrale…
Por cila është saktësisht lidhja mes stresit dhe zemrës? Për ta mësuar, studiuesit mbajtën në kontroll shëndetin e rreth 300 njerëzve për 4 vjet.
Ato arritën në përfundimin se, njerëzit me nivele të larta të aktivitetit në amigdalë (një zonë e trurit e lidhur ngushtë me stresin) kishin rrezik të lartë për sëmundje të zemrës dhe hemorragji cerebrale. Sipas tyre, amigdala sinjalizon palcën kockore të prodhojë më shumë qeliza të bardha gjaku, që veprojnë mbi arteriet, duke shkaktuar inflamacion tek ato. Kjo mund të shkaktojë atake kardiake, inflamacion të grykëve etj.
“Përfundimisht, stresi kronik mund të trajtohet si një faktor i rëndësishëm për sëmundjet kardiovaskulare”, thonë ekspertët.
Ndërsa stresi është i pashmangshëm në jetë, ka hapa për të minimizuar atë. Nëpërmjet meditimit ne mund qetësojmë mendjen. Ky ushtrim i nevojshëm ul mundësinë për të pësuar infarkt kardiak.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.