Një fëmijë që vuan nga keqtrajtimet, ka më shumë gjasa që të ketë probleme të varësisë nga kokaina kur të rritet. Lajmi vjen nga një studim i kryer nga Fondacioni IRCCS në Romë në bashkëpunim me Universitetin e Romës “La Sapienza” dhe “Tor Vergata”, se traumat e përjetuara në fëmijëri sjellin ndryshime në sistemin imunitar dhe qarqet nervore që rregullojnë gjendjen shpirtërore dhe funksionet njohëse, duke i ekspozuar ndaj rrezikut më të madh të varësisë ndaj kësaj lloj droge.
Ndryshime në sistemin imunitar
Hulumtuesit ekzaminuan 40 pacientë që po trajtoheshin për çrregullime nga varësia e kokainës, duke vënë në dukje se marrja e drogës ka shkaktuar një ndryshim në funksionimin e sistemit imunitar dhe se ky ndryshim është shënuar sidomos te ata që kishin qenë viktima të abuzimeve dhe dhunës gjatë fëmijërisë.
Rritja e rrezikut të varësisë
Valeria Carola, studiuese, shpjegon se: “Abuzimi i fëmijëve, veçanërisht emocional, bën që fëmija të aktivizojë një përgjigje inflamatore jo normale dhe të ndryshojë maturimin e sistemit imunitar me një modifikim të përhershëm të funksionimit të tij “. Kjo ndjeshmëri e veçantë e bën fëmijën më të ekspozuar ndaj rrezikut të varësisë kokainës dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit nervor qendror.
Jo vetëm predispozitë gjenetike
Studimi vjen nga dëshira për kërkimin e shkaqeve të varësisë: “Më parë, shpjegojnë studiuesit, supozohej se predispozita gjenetika e individit luante rol kyç, gjë që jepte pak shpresa për shërim. Sot ne po shohim gjithnjë e më shumë rolin kyç të faktorëve mjedisorë që nëpërmjet mekanizmave të modifikimit të ADN-së, janë në gjendje të ndryshojnë funksionet e caktuara të organizmit”.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.