Pavarësisht besimit të zakonshëm, nikotina, edhe pse nuk është pa rrezik, nuk është një shkaktar i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit. Nikotina gjendet në gjethen e duhanit, por njëkohësisht gjendet dhe në sasi të vogël në domate, patate dhe patëllxhanë.
Ajo që është në të vërtetë më e dëmshme është tymi, i cili vjen për shkak të djegies së duhanit. Sepse në procesin e djegies, krijohen më shumë se 7000 komponime të dëmshme, nga të cilat më shumë se 100 janë “përgjegjëse” për dëmet që shkaktohen në shëndetin e duhanpirësve.
“Sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja vijnë si rezultat i substancave të dëmshme që gjenden në tymin e duhanit, jo nga nikotina”, shpjegoi Mitchell Zeller, drejtor i Qendrës mbi Produkteve të Duhanit në SHBA në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Prodhuesit kryesorë të produkteve të duhanit janë të vetëdijshëm për problemet e djegies. Për më shumë se 15 vjet, lideri global në këtë industri, Philip Morris, ka punuar në kërkimin, zhvillimin dhe komercializimin e IQOS, një pajisje që ngroh fijet e duhanit duke shmangur djegien, që çliron deri në 95 për qind substanca më pak të dëmshme sesa cigarja tradicionale.
IQOS përdor fije duhani të krijuara posaçërisht me duhan të vërtetë dhe ka të njëjtin nivel të nikotinës dhe shijes si cigarja, por eliminon dëmet që vijnë nga tymi. Meqenëse nuk ka zjarr, nuk ka as hi. Dhe aty ku nuk ka zjarr, nuk ka as çlirim të substancave të dëmshme si tymi.
Philip Morris iu desh një kohë të gjatë për zhvillimin e pajisjes IQOS. Ata investuan në qendrat e kërkimit dhe zhvillimit në Neuchatel dhe Singapor, duke punësuar mbi 450 ekspertë nga shkenca, inxhinieria dhe mjekësia, të cilët testojnë vazhdimisht ndikimin e këtij produkti jo vetëm tek ata që përdorin IQOS, por edhe për njerëzit përreth tyre.
Këto teste kanë vërtetuar se IQOS është më pak i dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve krahasuar me vazhdimin e pirjes së cigareve tradicionale, dhe se përdorimi i kësaj pajisje që ngroh duhanin nuk ndikon negativisht në cilësinë e ajrit të dhomës, dhe për këtë arsye nuk ka tym të dorës së dytë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.