Këshilla & Arsye

July 5, 2019 | 11:50

Rreziqet dhe përparësitë e sjelljes në jetë të një fëmije, pas të 40-ve

Të paturit fëmijë në një moshë relativisht të vonë po bëhet përherë e më e zakonshme. Shkaqet janë nga më të ndryshmet: nga karriera te problemet financiare. E rëndësishme është që para se të merrni një vendim të tillë, të jeni në dijeni të përparësive që ju fal kjo moshë (pas të 40-ve) dhe rreziqeve që ju kanosen.

Përparësitë

  1. Mund t’i gëzoheni një jete më të gjatë

Gratë, të cilat sjellin në jetë një fëmijë pas moshës 35- vjeçare kanë një mundësi shumë më të lartë se pjesa tjetër për të jetuar 9 dekada jetë, ndoshta edhe më shumë. Arsyeja? Pa u zgjatur shumë, shtatzënia mundëson një rilindje të trupit të nënës.

  1. Kujtesë më e fortë

Hormonet ndikojnë ndjeshëm në trurin tonë, ekzaktësisht estrogjeni dhe progesteroni, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin dhe zhvillimin e trurit.

  1. Më shumë eksperiencë

Në një moshë të tillë e gjeni veten shumë më të qëndrueshme emocionalisht dhe psikologjikisht. Kështu do të keni më tepër durim në rritjen e fëmijës dhe edukimin e tij.

  1. Më të qëndrueshme financiarisht

Me shumë mundësi, pas të 40-ve keni mundur të lini disa para mënjanë, çfarë nënkupton se do përjetoni më pak stres përgjatë shpenzimeve të shtuara. Po kështu, ngritja e një karriere dhe stabiliteti në punë do t’ju falë mundësinë e të shpenzuarit më shumë kohë me fëmijën.

Rreziqet

  1. Mundësitë janë të larta për ta dështuar bebin

Me kalimin e viteve, probabiliteti për dështimin e një shtatzënie rritet frikshëm, ku madje pas të 45-ve shkon 50% ose më shumë. Mosha ndikon në pakësimin e hormoneve, funksionimin e ngadaltë të mitrës apo të tjera shqetësime që ndikojnë në fetus.

  1. Osteoporozë

Sëmundja në fjalë (prek kockat) kërcënon 2 herë më shumë gratë që sjellin në jetë një fëmijë pas të 35-ve.

  1. Lindje e parakohshme

Mundësitë janë të larta që foshnja e një gruaje mbi moshën 40- vjeçare të lindë para kohe dhe nën peshë.

  1. Diabet gjatë shtatzënisë

I njohur me termin diabeti gestational, sëmundja në fjalë është 74% më shumë e pranishme te gratë që shtatzënia i gjen në/mbi të 40-at.

Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se rreziqet e shtatzënisë mund të gjenden në çfarëdolloj moshe. E rëndësishme është të njihni trupin tuaj, kufizimet e tij dhe të konsultohuni me një specialist përpara se të merrni vendime të tilla madhore.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top