Mund ta lidhim kolesterolin me ushqimet e yndyrshme, megjithatë pjesa më e madhe e kësaj substance të dylltë prodhohet nga vetë trupit. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet. Në nivelet normale kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave. Por, ka raste kur këto nivele janë shumë të larta, si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.
Simptomat e kolesterolit të lartë
Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë, por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e një pllake bakteriale brenda arterieve. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës.
Kontrolli i kolesterolit
Njerëzit mbi 20 vjeç duhet t’i masin nivelet e kolesterolit të paktën çdo 4-6 vjet. Kjo bëhet me një analizë të thjeshtë të gjakut. Ajo mat format e ndryshme të kolesterolit që qarkullojnë në gjak kur jeni në gjendje esëll (nuk duhet të keni ngrënë asgjë 9-12 orët e fundit). Rezultatet shfaqin nivelet e kolesterolit të “keq”, të “mirë” dhe trigliceridet.
Kolesteroli i “keq”
100 – Normal
101-129 – Afër normales
130 – 159 Në kufi të të lartit
160 – 189 I lartë
190 Shumë i lartë
Pjesa më e madhe e kolesterolit në gjak transportohet nga proteinat e quajtura lipoproteina me densitet të ulët (LDL) – që njihet ndryshe si kolesteroli i keq sepse bashkohet me substanca të tjera dhe shkakton bllokim të arterieve. Një dietë e lartë në yndyra të ngopura dhe trans rrit nivelet e koelsterolit LDL. Për shumicën e njerëzve, nivelet poshtë 100 të LDL-së janë normale, ndërkohë që shumë njerëz me sëmundje të zemrës duket të marrin mjekime për të ulur nivelet e LDL-së.
Kolesteroli i “mirë”
60 – Normal
40 – i ulët për burrat
50 – i ulët për gratë
Më shumë se 1/3 e kolesterolit në gjak transportohet nga lipoproteinat me densitet të lartë ose HDL. Quhet koelsteroli i mirë sepse ndihmon të larguar kolesterolin e keq, duke parandaluar kështu formimin e pllakës bakteriale në arterie. Sa më të larta të jenë nivelet e larta të kolesterolit HDL, më mirë. Konsumimi i yndyrave të shëndetshme, si vaji i ullirit, mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të koelsterolit HDL.
Trigliceridet
Trupi i koncetron kaloritë e tepërta, sheqerin dhe alkoolin në trigliceride, një lloj yndyre që ruhet në qelizat dhjamore në trup. Njerëzit që janë mbipeshë, pasivë, duhanpirës ose abuzojnë me alkoolin janë të predispozuar të kenë nivele të larta të triglicerideve, ashtu si ata që konsumojnë një dietë shumë të pasur në karbohidrate. Nivelet më të larta se 150 të triglicerideve ju rrezikojnë nga sindroma metabolike, që lidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Kolesteroli total
Nivelet e LDL-së, HDL-së dhe VLDL-së (lipoproteina me densitet shumë të ulët) të kombinuara së bashku formojnë nivelet në total të koelsterolit. VLDL është pararendës i LDL-së, kolesteroli i kuq. Niveli total i kolesterolit duhet të kontrollohet bashkë me faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.