Të gjithë prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që disa ushqime mund t’u sjellin fëmijëve tanë. Sot, për shembull, ne kemi vendosur të ju tregojmë për rrezikun që rrushi mund t’i shkaktojë fëmijës. Sigurisht që si një mesvakt është shumë i shëndetshëm, por ne duhet t’i kushtojmë vëmendje disa gjërave.
Frutat janë shumë të mira si për fëmijët ashtu dhe të rriturit. Megjithatë, ka rreziqe të cilat duhet t’i dijë çdo prind. Një nënë ka vendosur të bëjë publike përvojën e saj, për t’i bërë të gjithë prindërit të vetëdijshëm për këto rreziqe. Kjo grua nuk e kishte kuptuar se djali i saj kishte marrë një kokërr rrush dhe e kishte futur në gojë për ta ngrënë. Në nxitim për të luajtur, ai e gëlltiti atë pa e përtypur. Ajo që ndodhi ishte katastrofike.
Foshnja u dërgua në urgjencë, pasi rrushi kishte mbetur në fyt. Ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni që ishte shumë i vështirë për fëmijën. Nëna vendosi të ndante imazhin e grafisë së djalit të saj, për t’i bërë të gjithë prindërit të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjell nëse rrushi nuk përtypet siç duhet. Është e rëndësishme që ky frut të pritet, në mënyrë gjatësore, pasi gjerësia e kokrrës ka të njëjtat përmasa me traktatin respirator të një fëmije të vogël. Natyrisht kjo mund të çojë në pasoja katastrofike.
Blogerja australiane, Angela Henderson, shkroi në Facebook: “Ju lutem të jeni të vetëdijshëm se jo të gjithë të fëmijët e përtypin ushqimin e tyre, pasi janë me nxitim për të shkuar në shkollë ose për të luajtur. Ju lutem të jeni të kujdesshëm dhe nëse keni dyshime bëjani gati të prerë”.
Burimi / www.bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.