Një revolucion në fushën e mjekësisë. Rizgjim i sistemit imunitar ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në terapinë e melanomës, tumorit të mushkërive dhe atij të gjirit në fazë të avancuar. Lajmi mbërrin nga kongresi evropian i onkologjisë që po mbahet këto ditë në Mynih, nën praninë e 24 mijë mjekëve specialistë onkologë.
Sipas tyre, për herë të parë është dalluar rezultati pozitiv i imunoterapisë në tumorin e gjirit dhe kjo konsiderohet si një epokë e re për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë, duke e mundur përgjithnjë.
Sipas mjekëve, kjo taktikë është praktikuar deri tani në një grup shumë të vogël pacientesh, por pas rezultateve pozitive mund të ndryshojë praktikat klinike dhe terapeutike, duke i dhënë hapësirë përmirësimit të terapive antitumorale.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.