Shkencëtarët kanë çmontuar pjesët e kancerit dhe kanë gjetur pikat e tij të dobëta. Ky është një nga studimet më të mëdha të këtij lloji, i kryer ndonjëherë, që sipas shkencëtarëve 600 gjene mund të vihen në shënjestër nga barnat dhe që nuk do të dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup.
Trajtime të tilla si kimioterapia sulmojnë gjithë trupin duke çuar në efekte anësore të padëshiruara, si humbja e flokëve, vjellja dhe lodhja. Por gjetjet nga studimi, të përshkruara si ‘të fuqishme’ nga “Cancer Research UK”, mund të çojnë në një trajtim pa këto efekte rraskapitëse.
Dr. Fiona Behan, bashkëautore e studimit tha: -‘Kjo është e rëndësishme sepse aktualisht ne trajtojmë kancerin duke trajtuar gjithë trupin e pacientit. Ne nuk i sulmojmë qelizat e kancerit në mënyrë specifike. Informacioni që kemi zbuluar në këtë studim ka identifikuar pikat e dobëta të qelizave të kancerit’
Ajo shtoi se kjo do iu lejojë shkencëtarëve ‘të zhvillojnë ilaçe që sulmojnë kancerin dhe e lënë indin e shëndetshëm të padëmtuar’.
Studiuesit e udhëhequr nga Instituti “Wellcome Sanger”, shkatërruan rreth 20,000 gjene në më shumë se 300 modele të kancerit në një laborator. Ata u përqendruan në kanceret e zakonshme, të tilla si mushkëritë, zorrës së trashë dhe gjirit, si dhe ato ku nevojiten urgjentisht trajtime të tilla si pankreasi. Janë gjetur disa mijëra gjene kyçe, që janë vendimtare për mbijetesën e kancerit. Rezultatet u botuan në revistën ‘Nature’.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.