Në fokus

October 3, 2019 | 9:15

Rritet mbijetesa e pacientëve të diagnostikuar me kancer të përparuar të gjirit

Kanceri i përparuar i gjirit, një neoplazëm që prek rreth 37 mijë gra në Itali, tani trajtohet me terapi që garanton një rritje të mbijetesës. Në ditët e sotme mund të flasim për një përqindje të madhe të pacientëve ende të gjallë 4 vjet pas diagnostikimit. Kjo është padyshim një pamje pozitive, e cila bën të mundur shtyrjen apo edhe shmangien e përdorimit të kimioterapisë.

Situata e përshkruar u thellua më tej gjatë Kongresit të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë (ESMO). Në mesin e studimeve të ndryshme të paraqitura, dallon studimi i ashtuquajtur Monaleesa 3, që përfshin 761 gra me kancer të gjirit metastatik (të moshës midis 55 dhe 65 vjeç).

Pacientët në fjalë, të gjithë me një diagnozë të kancerit të përparuar të gjirit u monitoruan nga ekipe shkencore aktive në institucione të ndryshme akademike (përfshirë këtu Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Los Angeles). Ekspertët testuan në mënyrë të veçantë efektet e molekulës Ribociclib në kombinim me terapinë hormonale, një trajtim që është treguar se zvogëlon me rreth 28% rrezikun e vdekjes. Kujtojmë gjithashtu se në një ndjekje 4-vjeçare është regjistruar mbijetesa e afro 58% të pacientëve të trajtuar.

Kombinimi i lartpërmendur u testua edhe gjatë një studimi të paraqitur gjatë kongresit Asco. Në këtë rast specifik, terapia u administrua te gratë me kancer metastatik të gjirit, por në para-menopauzë. Kur bëhet fjalë për mbijetesë më të madhe të grave me kancer të përparuar të gjirit vlen të përmendet edhe studimi Monark 2, detajet e të cilit janë publikuar në faqet e revistës shkencore Jama Onkology. Sipas këtij testimi klinik, i cili përfshinte ekspertë nga institucionet akademike, Shkolla e Mjekësisë Universitare Stanford dhe Shkolla e Mjekësisë së Universitetit të Tokios, trajtimi është në gjendje të zgjasë jetën e pacientëve me rreth 9.4 vjet .

Në këtë rast, studiuesit morën në konsideratë situatën e afro 700 grave të moshës mes 32 dhe 91 vjeç. Ekspertët të cilët kryen studimin treguan se 30% e mostrës është gjallë 4 vjet pas diagnostikimit. Në situata të tilla flasim për neoplazi kronike.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top