Numri i femrave duhanpirëse po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, sidomos në krahasim me meshkujt, numri i së cilëve vijon të bjerë.
Femrave duhanpirëse, nga mosha 25-34, është rritur në 22 përqind, në krahasim me 20 përqind që ishte vitin e shkuar.
Këto janë të dhënat e një studimi të publikuar nga Office of National Statistics (ONS) në Britani.
Grupmosha e femrave duhanpirëse 16-24 vjeç është rritur gjithashtu, nga 20 në 21 përqind.
Sipas studimit, një në 10 fëmijë, lind nga një femër duhanpirëse.
Por pavarësisht rritjes së duhanpirëseve femra, e kundërta po ndodh me meshkujt, duke shënuar rekordin më të ulët me 18.8 përqind të popullsisë.
Grupmosha e meshkujve 25-35 vjeç është ajo që ka hequr dorë nga duhani më shumë, me 26 përqind duhanpirës në 2014-ën, nga 30 që ishte në 2013-ën.
Megjithatë, sipas studimit në fjalë, meshkujt e grupmoshës 25-34 vjeç konsumojnë më shumë cigare, mesatarisht 10 të tilla në ditë, në krahasim me 8 cigare tek femrat.
Ndërsa meshkujt 60- vjeç e sipër konsumojnë më shumë cigare në ditë, mesatarisht 14.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.