Këshilla & Arsye

June 15, 2020 | 9:15

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 rikthen edhe njëherë apelin ndaj qytetarëve, për të treguar kujdes

Me rritjen rekord të shifrave të të infektuarve, ku vetëm ditën e sotme ishin 69 persona që rezultuan pozitiv me Covid-19, ministria e Shëndetësisë i është rikthyer edhe një herë apelit për qytetarët që të ruajnë veten dhe të tjerët duke respektuar higjienën personale.

Me anë të një video postuar në Facebook, thuhet se virusi mund të qëndrojë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Ndaj duart duhet të lahen për 20 sekonda me ujë e sapun, ose të dezinfektohen.

Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke respektuar rregullat:

  • ↔Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër
  • Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike
  • Lani shpesh duart
  • Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni

#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top