Në fokus

June 29, 2019 | 8:36

Rrjetet sociale ju bëjnë me depresion

Lidhja mes depresionit dhe mediave sociale është objekt diskutimi prej kohësh. Studiuesit e Universitetit të Pennsylvania-s kanë arritur të vërtetojnë për herë të parë se mes Facebook-ut, Snapchat-it dhe Instagram-it ka një lidhje që ndikon në uljen e mirëqenies.

Studimi ka përfshirë një grup studentësh, duke mbledhur të dhënat e marra nga programet që ata kishin në aparatet e tyre. Në një fazë të parë, të gjithë pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor për të përcaktuar humorin dhe mirëqenien e tyre. Më tej ata ndanë me studiuesit informacione rreth përdorimit javor të programeve të ndryshme.

Nga rezultatet doli në pah se sa më pak përdorim i rrjeteve sociale do të thotë më shumë mirëqenie. Këto rezultate nuk sugjerojnë që të heqim dorë menjëherë nga rrjetet, por mund të krijohen programe që mund të kushtëzojnë përdorimin e rrjeteve sociale.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top