Në fokus

May 14, 2019 | 8:10

Rrjetet sociale: largimi i dikujt nga kontaktet mund të na bëjë më të lumtur

Heqja e dikujt nga lista jonë e kontakteve në rrjetet sociale mund të na bëjë më të lumtur. Ja pse…

Ne duhet të mësojmë të jemi më vendimtar nëse dikush në rrjetet sociale na dëmton ose na shqetëson rëndë. Nëse një ose më shumë kontakte kanë mungesë respekti, edukimi dhe diskrecioni, pse ta mbani atë?

Kohët e fundit një video në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitetin dhe vëmendjen. Pa shumë fjalë ajo pretendonte se kishte eliminuar njerëzit që e mërzisnin atë, duke u ndjerë menjëherë më i/e qetë dhe i/e lumtur.

Rëndësia e rrjeteve sociale sot:

Sot, mediat sociale janë bërë opsioni kryesor për marrëdhëniet dhe kontaktet midis njerëzve. Dikur nuk ishte kështu. Marrëdhëniet dikur krijoheshin, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, ndërsa tani rreth tre miliardë individë ia besojnë marrëdhëniet e tyre rrjeteve sociale. Raporti i fundit i Agcom i botuar në vitin 2018 na tregon rreth 27 milionë përdorues të lidhur me Facebook në Itali, me mbi 27 orë në muaj.

Ne kuptojmë nga këta numra rëndësinë që kanë sot rrjetet sociale në jetën dhe zakonet e secilit prej nesh. Çfarë duhet të bëjmë kur dikush në kontaktet tona me mediat sociale na mërzit apo bezdis. Pra, nëse dikush ndërhyn negativisht, përmes këtij mediumi të fuqishëm dhe të menjëhershëm, është e drejtë ta hiqni ose ta bllokoni atë.

Njerëzit e përcaktuar negativë, ata që kalojnë kohën e tyre duke shkatërruar dhe jo duke ndërtuar marrëdhënie, janë gjithashtu atje në jetën e vërtetë. Por në rrjetet sociale, ndryshe nga marrëdhëniet personale, ata e bëjnë më shpesh. Kjo sepse këto mjete janë të papërcaktuara, dhe mungesa e kontaktit fizik mund të ushqejë agresionin, duke lehtësuar shqetësimin.

Gjithkush është përgjegjës për atë që ai publikon, jo çfarë kupton publiku. Ky është një aspekt shumë i zakonshëm. Ne publikojmë një foto, një përmbajtje dhe e gjejmë veten në qendër të polemikave, madje edhe të hidhura. Gjëja më e mirë është të përpiqesh të shpjegosh me qetësi atë që, ndonjëherë për shkak të mungesës së kohës dhe hapësirës, donit të komunikonit. Por nëse disa njerëz mbajnë këtë qëndrim të urryer dhe të rëndë, gjëja më e mirë është që t’i eliminoni ata nga kontaktet tuaja.

Rëndësia e monitorimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet publikimit të lajmeve ose fotografive të të miturve, ose nëse të miturit janë të regjistruar. Rrjetet sociale fshehin fytyrën e njerëzve keqdashës që mund ta përdorin këtë përmbajtje në mënyrë jo të duhur. Shpesh të vegjlit nuk janë të vetëdijshëm për qëllimet e atyre që vëzhgojnë fotografitë dhe qëndrimet e tyre.

Le të mos harrojmë jetën reale

Përdorimi i rrjeteve sociale është bërë sot një aspekt themelor i jetës së njerëzve. Duhet tregar kujdes, për të mos e bërë atë të vetmen, mbi të gjitha, nuk duhet harruar asnjë aspekt. Kjo varet nga sa të dëshirueshme janë marrëdhëniet pozitive dhe jo nga synimet personale. Dhe ideja për të krijuar botën e marrëdhënieve vetëm nëpërmjet këtyre mjeteve mund të bëhet burim i stresit dhe shqetësimit.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top