Saga e fytyrave me rrudha, mund të jenë një gjë e së shkuarës, pasi studiuesit kanë identifikuar një mekanizëm që ndikon në plakjen e saj. Një përbërës kyç i proteinave që mund të përfaqësojë ‘një ndërhyrje të re anti-plakje’ është zbuluar nga shkencëtarët. Janë krijuar dy barna që ofrojnë shpresë se mund t’i themi lamtumirë plakjes.
Medikamenti rrit nivelet e një proteine të caktuar, e cila gjendet në nivele të larta në qelizat e reja të lëkurës, por fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës, duke shkaktuar edhe plakjen.
Kur nivelet e kësaj proteine bien, qelizat e lëkurës duken më të vjetra, të deformuara dhe më pak elastike. Përveç kësaj, stresi dhe ekspozimi ndaj kimikateve toksike, ose dielli, gjithashtu mund të ulin nivelet e proteinës, të quajtur COL17A1. Por duke i dhënë shpresë kujtdo që dëshiron një pamje më rinore, hulumtuesit thanë se kanë gjetur një mënyrë për të rritur nivelet e saj.
“Barnat kanë potencial për të ndihmuar shërimin e plagëve dhe madje edhe për të parandaluar kancerin e lëkurës”, sugjerojnë studiuesit. Shkencëtarët e bënë zbulimin tek minjtë dhe tek indet e lëkurës njerëzore, të rritura në laborator. Komponimet ende duhet të testohen tek njerëzit e gjallë. Në revistën ‘Nature’, autorët thanë se zbuluan dy komponime kimike që nxitën COL17A1.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.