Marrëdhënie

September 9, 2017 | 8:35

Rrugëtimi i Frojdit mbi seksualitetin

Në artikullin “Pikëpamjet e mia mbi seksualitetin në etiologjinë e neurotikëve” botuar në vitin (1905) Zigmund Frojd shkruan për teorinë mbi rëndësinë që kanë shkaktarët dhe origjina në faktorin seksual te neurotikët. Ai pretendon se duke ndjekur zhvillimin e historisë së saj, kjo teori kalon nëpërmjet një procesi evolutiv dhe është modifikuar gjatë tij. Frojdi thotë se, teoria e tij i përkiste vetëm kuadrove klinikë të përfshirë nën termin e nevrastenisë, nga të cilat përshtypje të veçantë i bënin ata që shfaqeshin si forma të pastra e që ai i quan “nevrastenia vërtet e pastër” dhe “neuroza e ankthit”.

1

untitledGjithmonë është njohur fakti që faktorët seksualë mund të luajnë një rol në shkaktimin e këtyre sëmundjeve, por ata nuk janë quajtur faktorë veprues të pandryshueshëm dhe as mendohet t’u jepet përparësi mbi ndikimet
e tyre mbi shkakun dhe origjinën. Në fillim të vëzhgimit, ai çuditet nga shpeshtësia e shqetësimeve të mëdha të jetës seksuale te pacientët që vuanin nga sëmundjet neurotike. Frojdi zbulon gjithashtu faktet patogjene të jetës seksuale.

“Sa më shumë i zgjeroj njohuritë e mia në kërkimin e këtyre shqetësimeve, duke mbajtur mend faktin që çdo njeri që i përket seksit fsheh të vërtetën, aq më tepër arrija të evidentoja, pavarësisht nga refuzimi fillestar i pacientit, zbulimin e fakteve patogjene të jetës seksuale derisa u duk sikur për pak do të mbështesnim të përgjithshmen. Megjithatë ishte e nevojshme të kuptoja që në fillim se, anomalitë seksuale verifikohen shpesh në shoqërinë tonë nën presionin e kushteve sociale dhe mund të qëndronte e paqartë shkalla e devijimit të funksionimit seksual normal që duhej të quhej patogjenik”, citon Frojd në (“Gabimet”, 1997 faqe 86).

Për Frojdin, kjo shkallë devijimi ishte e paqartë, prandaj ai mendoi se për këtë duhet t’i kushtonte më pak rëndësi pranisë konstante të pulsioneve seksuale. Ai zbulonte në rastet tipike të nevrastenisë se gjendej një histori masturbimi e rregullt ose e derdhjes së vazhdueshme. Ndërsa në neurozat e ankthit shfaqeshin faktorë si kënaqësia e ndërprerë, eksitimi i pakonsumuar e të tjera të ngjashme, ku element i përbashkët ishte shkarkimi i pamjaftueshëm i libidos së krijuar.

Vetëm pas këtij zbulimi u bë e lehtë dhe mund të konfirmohej që duhej të kisha kurajën të kërkoja një pozicion të preferuar nga preferencat seksuale në etiologjinë e neurozës. Megjithatë, në format e përziera të nevrastenisë dhe neurozës së ankthit, që janë kaq të përbashkëta, u bë e munduar të takohet një kombinacion i shkakut dhe origjinës i menduar për të dy format e pastra. Për më tepër, kjo formë e dyfishtë e marrë nga neuroza, dukej se i përgjigjej veçorisë antitetike (p.sh, mashkullore dhe femërore) të seksualitetit” .

Image result for couple sexuality

Teoria psikologjike e psikoneurozës

Në periudhën kur Frojdi studionte rreth seksualitetit dhe neurozës së thjeshtë, ai mbështeste një teori krejt psikologjike mbi psikoneurozën, ku faktori seksual ishte jo më i rëndësishëm se sa çdo lloj sjellje e pamotivuar

Metoda e rizgjimit të kujtimeve me Jozef Brojer

Bashkëpunimi i Frojdit me Jozef Brojer ka qenë shumë i rëndësishëm për psikoanalizën. Në një studim mbi formimin e shenjave histerike, duke përdorur metodën e rizgjimit të kujtimeve të pacientit në gjendje hipnoze,
Frojdi bashkëpunon në vitin 1895 me Jozef Brojerin. “Nisur nga vrojtimet e bëra mbi një pacient histerik, përdora metodën e rizgjimit të kujtimeve të pacientit në gjendje hipnoze. Arritëm në përfundimin që na lejonte të plotësonim boshllëkun që ekziston ndërmjet histerisë traumatike të ‘Sharko’ dhe ‘histerisë jo dramatizuese’”

Shenjat histerike janë rezultat i vazhdueshëm i traumave psikike

 

Frojd del në përfundimin se shenjat histerike janë rezultat i vazhdueshëm i traumave psikike. Ngarkesa e sëmundjes ishte e pamundur të shpjegohej për një sërë faktorësh. Ai shkruan për disa terma psikologjikë si: “efekti mbytës”, “bashkëbisedimi” dhe “reagimi”. “Vrojtuesi, mendonte Frojd, jo gjithmonë e ka të lehtë të realizojë një diagnozë të diferencuar, përpara se
ndërgjegjja të fitojë në një fushë ku mbase ishte shtrirë tjetra”.

Përvojat seksuale të fëmijërisë dhe jetës së pacientit

Frojd thellohet më shumë në mekanizmat psikik të shenjave histerike. Ai del në përfundimin se, traumat psikike prej nga burojnë shenjat, sipas studimit të filluar nga Brojeri, përmblidheshin te përvojat që i përkisnin
fëmijërisë dhe jetës seksuale të pacientit. Dhe kjo verifikohet edhe në rastet në të cilat fillimi i sëmundjes shkaktohej nga një emocion i zakonshëm i natyrës joseksuale. “Nëse këto trauma seksuale të fëmijërisë nuk do të merreshin parasysh, do të ishte e pamundur të shpjegoheshin shenjat si ishin përcaktuar dhe si të ndalohej përsëritja e tyre e herëpashershme”.

Shkaku i neurozave histerike

Shkaku i neurozave histerike që zgjasin një jetë të tërë gjendet pikërisht në ato vetë. Në të shumtën e rasteve, te përvoja banale seksuale e fëmijërisë së parë. Në këtë këndvështrim mund të tingëllojë çuditshëm. Por, nëse marrim parasysh zhvillimin historik të teorisë dhe shohim si thelb të saj pohimin, për të cilin histerizmi është shprehje e sjelljes së veçantë të funksioneve seksuale të individit, kjo sjellje përcakton në mënyrë të qartë ndikimet dhe përvojat e jetuara herët. Përndryshe do të kishim një arsye më tepër për ta drejtuar kujdesin tonë në diçka shumë të rëndësishme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top