Mirëqenie

July 25, 2017 | 9:16

Rrushi mik i shëndetit dhe bukurisë

I bukur për t’u parë dhe i shijshëm për t’u ngrënë, por edhe mik i shëndetit dhe bukurisë. Rrushi fsheh virtytin e terapisë, një eliksir bukurie dhe qetësie, që të lejon të pastrohesh nga pasojat e verës. 

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Antioksidantët që ndodhen në lëngun e rrushit janë përfundimisht më aktivë dhe efikasë, me një të veçantë: të ndihmojnë edhe të humbasësh peshë. Verërat dhe qendrat e terapisë me bazë rrushin duken një tendencë gjithnjë e në rritje.

Studimet më të fundit tregojnë se lëkura e një kokrre rrushi është si një farmaci e vogël, pasi ndihmon në problemet me zemrën apo nevropatinë, është aleate e kurave kundër plakjes dhe ndihmon në bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Rrushi ka cilësi shumë të mira për organizmin tonë. P.sh, prej tij mund të prodhohet një vaj që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit në gjak. Por rrushi është i mirë edhe kur hahet i pashoqëruar, pasi në të ka sasi të mëdha glukoze, si dhe elemente energjike e ushqyese, dhe mbron aparatin ushqyes.

Ndër cilësitë e tij të shumta, rrushi ka edhe një efekt diuretik (urinimi) i nevojshëm për të sëmurët me zemër, si dhe pastron organizmin. Pra, i hapet drita jeshile rrushit në tavolinë, si për fëmijët edhe për të rriturit për energji, edhe për të vjetrit që kanë një zemër të sëmurë. Dhe sidomos për të rriturit që kërkojnë ta ulin ritmin e kohës.

Rrushi përmban një kompleks vitaminash (A, C, PP, B1, B2) dhe shumë kripëra minerale si sodiumi, kaliumi, kalciumi, magnezi, jodi, fosfori, hekuri, fakt që çon në një veprim shumë të mirë mbi lëkurën dhe flokët, si dhe ndikon në efektet kundër plakjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top