Ruajtja e gjakut të kordonit ombelikal është procesi i mbledhjes, përpunimit dhe ruajtjes së këtyre qelizave për një përdorim të ardhshëm në terapitë me qelizat embrionale.
Aktualisht, qelizat embrionale të gjakut të kordonit nga ku ushqehet foshnja në bark, përgjatë shtatzënisë së nënës, përdoren në trajtimin e mbi 85 sëmundjeve, duke përfshirë kancerin e gjakut si leuçemia dhe sëmundjet gjenetike të gjakut siç është anemia Fanconi.
Mjekët, shkencëtarët dhe ekspertët e fushës besojnë se qelizat embrionale do të luajnë një rol kyç në të ardhmen e barnave rigjeneruese dhe së shpejti mund të ofrojnë terapi për shumë sëmundje që janë aktualisht të pashërueshme, si Alzheimer dhe Parkinson, si dhe aftësinë për t’u zhvilluar në organet e brendshme.
Qelizat embrionale nga gjaku i kordonit ombelikal të fëmijës suaj janë unike.
Pajtueshmëria me vetë fëmijën është 100% ndërsa mes vëllezërve apo motrave, ajo mund të jetë 25%. Këto qeliza janë në dispozicionin tuaj në një të ardhme për transplant të mundshëm, pa rrezikun e refuzimit për refuzim.
Kjo është një mundësi unike në jetë dhe zhvillohet në kohën e lindjes.
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.