Rudina Magjistari, ka reaguar edhe në profilin e saj në “Facebook” në lidhje me kërcënimet që ka marrë dy vitet e fundit pas përhapjes së lajmin në medie. Ajo tregon se u detyrua ta denonconte personin në fjalë, një grua, e cila e kërcënonte vazhdimisht me profile false në “Facebook”. Magjistari tregon se të gjitha mesazhet dhe kërcënimet e personit në fjalë, të marra së bashku përbëjnë një material prej 60 faqesh, që është dorëzuar në Polici.
REAGIMI PUBLIK I RUDINËS
Në fakt e shkruajta si përgjigje në një koment më poshtë, por po e hedh edhe këtu, që të mos humbasë pa lexuar: Albana, për ty dhe për të gjithë ata që më kanë pyetur sot gjatë ditës, këtu në wall (komente) apo në inbox, unë jam shumë mirë, familja ime është shumë mirë, Mia rritet dita-ditës. Në lidhje me lajmin që qarkulloi sot, është i vërtetë, për fat të keq. Ishte një lëvizje e detyruar të denoncuarit në polici të atij personi (grua mesa duket), përderisa kishte kaluar çdo lloj limiti. Për dy vite rresht në inbox dhe muajt e fundit këtu në wall (komente) duke fyer dhe kërcënuar. Në fakt që herët kuptova që ishte një njeri me probleme të shëndetit mendor (shpeshherë kishte humbje të logjikës në ato që shkruante) dhe për këtë arsye, thjesht i bëja block në mënyrë sistematike; por më kot sepse personi në fjalë hapte gjithmonë profile të reja. Por kur filloi të shkruante mes komentesh, këtu, publikisht, me një gjuhë perverse dhe të pisët, duke prekur familjen time apo duke përmendur emra të tjerë publikë e familjet e tyre, denoncimi ishte i pashmangshëm. Sigurisht për ata që janë kuriozë, komentet janë fshirë, por kam ruajtur screenshot-et. Duheshin për policinë. Këtyre të fundit iu është dashur me siguri shumë durim ti lexojnë të gjitha ato mesazhe e komente, gjithsej 60 faqe format A4. Kanë qenë kohë të shqetësuara dhe shpresoj që ky person të identifikohet sa më shpejt dhe të merret masat e duhur. Gjithsesi edhe njëherë, unë jam shumë mirë dhe Mian vazhdoj ta kem vetem me qumësht gjiri. Ju falenderoj shumë për suportin tuaj, juve këtu por edhe atyre komentuesve, qe më mbështetën në faqet e mediave online që publikuan sot lajmin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.