Mirëqenie

August 24, 2020 | 8:05

Rudina Papajani: Një imagjinatë individuale sjell motivin në një ndryshimi pozitiv…

(Argument)

Rudina Papajani, poete

Rudina Papajani, poete

Dëshira për të ecur përpara konceptohet nga ideja se si e programojmë apo perceptojmë ëndrrën apo pasionet. Në tërësinë e një abstrakti kapet ideja çfarë jepet në vizualitet apo ç’do të thotë ky krijim artistik, ndërsa në psikologjinë e një perceptimi  shikohet motivimi i një ndryshimi apo si është ndërtuar ëndrra në një “skelerinë “të veshur mirë dhe me një imagjinatë impenjative apo me një skelet me luhatje dhe shumë skepticizëm.

Pra e gjitha shfaqet si një teknikë në tru-shpirt-zemër, ku imagjinatat shfaqen si ushtrime efektive, si skema pozicionimi se ku duhet të ecim apo fokusohemi. Duke menduar hapin e parë detajojmë ndryshimin me detyrën, dëshirën me vendosjen. Të gjitha këto paralelizohen dhe fokusohen në mendje dhe vizualitet.

1

Një moment inkoherent është detaji i hapit të parë që shërben si “plan pune”, si qartësim ideje për “arratisjen”nga negativiteti. Duke vendosur principin pozitiv, gjejmë rrugë apo mundësi imediate për të “vrapuar”në segmente të vogla por të sigurta. Ditë pas dite kjo dëshirë kthehet në një porcion ditor për të realizuar recensionin e radhës.

Duke punuar me imagjinatë individuale arrin të gjesh teknikat e duhura edhe pse ka momente kur e gjen veten të stresuar dhe pa kurrfarë rrugëzgjidhje. Për të realizuar një efektivitet dhe ndryshim në progres përpilohet një fluturim pilotazhi se ku duhet të godasim në shenjë apo ku duhet të ndalemi. Këto ushtrime imagjinative dhe vizuale janë nxitës të mirë, katalizatorë që realitetet e errëta i shndërron në tablo spektri të larmishëm jete, në hapësira e subjekte reale.

Duke dalë nga skemat empirike apo periferike, servirim në jetën tonë modelin multi shoqëror dhe larg njëanshmërisë. Për të mbajtur gjallë ndryshimin duhet motivimi, ëndrra, nxitja për të ndryshuar në qëllime e dëshira të mira. Ky prioritet vaksinues largon dramacitetet emocionale, jep progresin duke e trajtuar vetveten si një “mik-trajner”që rezervon për ju një të nesërme praktike dhe funksionale…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top