Një pyetje që të gjithë dashamirësit e kafesë e kanë bërë të paktën një herë: Sa filxhan me kafe mund të pi çdo ditë?
Që nga çasti kur të zgjoheni, kur keni nevojë për energjinë e duhur për të filluar ditën tuaj, deri në filxhanin e fundit të kafesë pas darkës, ndoshta duke ngrënë edhe disa çokollata, për ta mbyllur mirë ditën: çdo moment është i mirë për të shijuar një filxhan kafe!
Megjithatë, duhet të kuptojmë nëse kafja i bën mirë trupit tonë. Si me të gjitha gjërat, idealja nuk do të ishte të ekzagjerohej: kafeja, e konsumuar në masën e duhur, nuk dëmton. Por cila do të ishte masa e duhur? Sa filxhan kafe mund të pini çdo ditë?
Në fakt, duhet mbajtur në konsideratë se kafeja është një pije që përmban kafeinë. Kafeina është një substancë që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në trupin tonë dhe nëse merret në doza shumë të larta është përgjegjës për disa probleme shëndetësore, siç janë ato që lidhen me hipertensionin. Kjo është arsyeja pse bëhet e domosdoshme të dini sa filxhan kafe mund të konsumoni çdo ditë pa shkaktuar rreziqe për shëndetin.
Kafja dhe shëndeti: cila është sasia ideale që duhet të merret?
Duhet të thuhet se kafeja në trupin tonë nuk ka vetëm ndikim negativ: kafeja është gjithashtu e mirë për trupin tonë. Në veçanti, sipas një studimi nga Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë (ESC), kafeja mund të zgjasë edhe jetën.
Në fakt, studimi i ESC tregoi se njerëzit që pinë të paktën katër filxhan kafe në ditë kanë një rrezik vdekshmërie 46% më të ulët, krahasuar me ata që nuk marrin kafe gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, ata që pinë së paku dy kafe në ditë, kanë një rrezik prej 22% më të ulët sesa ata që nuk e përdorin atë.
Por, cila do të ishte sasia ideale? Sa filxhan kafe mund të pini çdo ditë? Përgjigjja është katër. Katër filxhan kafe në ditë janë sasia ideale për një person, në mënyrë që të mos kalojë sasinë maksimale të rekomanduar ditore, të barabartë me rreth 400 miligramë.
Por nuk mjafton vetëm të dini sa filxhan me kafe mund të konsumoni çdo ditë: gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm për të respektuar rregullat e tjera. Në veçanti, kafja duhet të konsumohet në kontekstin e të ngrënit shëndetshëm dhe të zakonit të përditshëm të stërvitjes. Treshja perfekte do të ishte: dietë, fitnes dhe kafe!
Burimi / www.chedonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.