Marrëdhënie

June 11, 2017 | 11:00

Sa inferiore mund të jetë një femër, krahasuar me një mashkull?

Steriotipet gjinore duket se ende në ditët e sotme kanë një vend në jetën e përditshme, ku në jo pak raste shohim të flitet për punë grash dhe burrash, lodra vajzash dhe djemsh, ngjyra vajzash dhe djemsh…

1

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe psikologë dhe sociologë të ndryshëm, duke përmendur këtu Sasha Scamler e cila e thekson se ky diferencim gjinish zë ende një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë.
Studimet kanë qënë për një kohë të gjatë të fokusuara në preferencat e fëmijëvë në lidhje me lodrat, tek ndryshimi i trurit të vajzave dhe djemve, dhe madje nëse është e pashmangshme që një shoqëri të ketë një orientim patriarkal. Por ndarja e gjinive nuk është e rastësishme, ideja se gruaja është inferior ndaj burrit nuk është e rastësishme, dhe shpesh ajo detyrohet të ndërpresë shtatzaninë nëse brenda saj po rritet një vajzë. Në lidhje me këtë ka shprehur teorinë e tij edhe Carls Darvini, duke shprehur se gratë janë më pak inteligjente se burrat, dhe se gjithmonë do të ishte kështu.

Por si qëndron e vërteta?

Sipas shkencëtares Angela Saini, diferencimet gjinore mund të kufizohen në preferencat e lodrave por agresiviteti dhe biologjia luajnë një rol të papërfillshëm. Dallimet në trurin e burrave dhe grave kanë qënë çështje debatesh të nxehta për një kohë shumë të gjatë, dhe ndërsa disa mendojnë se midis tyre ekzistojnë dallime të mëdha, të tjerët nuk e pranojnë aspak këtë ndryshim. Sipas Saini, gruaja dhe burri mund të bëjnë fare mirë punët “e tjetrit”, duke shprehur për “The Guardian” se në Datoga të Tanzanisë shohim gra që merren me gjueti, ashtu sic shohim burra që kujdesen për fëmijët e tyre, pra në shoqërinë e tyre nuk ekzistojnë “ndarjet e detyrave”, duke përmendur edhe gratë e komunitetit të Nantauk Agta Luzon në Filipine të cilat shkojnë për gjueti duke përdorur shtizat, harqet dhe shigjetat po aq mirë sa meshkujt. Pra rezultati është i qartë, nuk ekziston asnjë urdhër biologjik që të tregojë se gratë janë shtëpiake të zonja dhe burrat gjuetarë të mirë, pra nuk ka pse të ekzistojë kjo ndarje gjinore. Gjithashtu sipas Saini, figura e femrës nuk duhet të shihet gjithmonë si e “dlirë” ndryshe nuk do të kishte femra nëpër burgje, apo jo? Shoqëria duhet të mos pranojë steriotipet gjinorë për t’i dhënë mundësi të gjithëve të bëjnë atë që kanë dëshirë dhe që e ndiejnë veten më të aftë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top