Sa më herët të informohen fëmijët rreth trupit të tyre të plotë, pa “fshirë” dhe pa anashkaluar organet e tyre gjenitale, aq më shumë individë seksualisht të shëndetshëm do të kemi.
- Paraqitini vizatime të animuar të dyja gjinive, dhe jini vigjilentë në pyetjet që ata ju drejtojnë, duke u treguar hap pas hapi emrat korrekt të çdo pjese të trupit.
- Jepuni hapësirën të shprehin interesin dhe kuriozitetin rreth funksioneve që kanë, sa më shumë t’u argumentohen aq më shumë të qartë do të jenë.
- Ofrojuni veshje të vizatuara, dhe vëzhgoni me vëmendje kë pjesë të trupit do mbulojnë të parën, dhe pyetini pse zgjodhën atë.
- Tregojuni pse ka kaq shumë rëndësi të informohemi, dhe se si t’i kuptojmë moshatarët e tyre të cilët përdorin emra të papërshtatshëm.
- Shpjegojuni ashtu siç sytë quhen sy dhe penisi quhet penis dhe nuk mund të ketë kurrsesi një emër tjetër.
- Mësojuni që termat zogu, apo vrima e çiçit kanë një emër ashtu siç kanë dhe ata dhe quhet vaginë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.