Lifestyle

August 13, 2016 | 10:03

Sa më kushton të jem joshëse për ty?

Joshëse pa u dukur vulgare? Të gjitha, të paktën një herë, e kemi bërë këtë pyetje, zakonisht pasi kemi parë miqtë të diskutojnë për veshjet minimaliste të femrave nëpër rrugë. Në fakt, meshkujt duket se e vlerësojnë shumë ekspozimin e trupit mbi të gjitha dekoltenë dhe këmbët  por thellë-thellë edhe ata zgjedhin ato femra që e përkthyer në gjuhën e Mërkurit dhe të Afërditës do të thotë “seksi, por fine”. Kur flasim për joshjen, dihet, shijet janë personale. Sido që të jetë, të gjitha ne kemi një pikë referimi që përcakton ‘armët’ tona të joshjes. Por jo gjithmonë meshkujt dhe fem rat kanë të njëjtin mendim se si e konceptojnë ata një femër joshëse. Po si është një femër joshëse për meshkujt? Sa mund t’i kushtojë një femre të jetë joshëse për partnerin e saj? Kemi hetuar…

 

Buzët: të lyera apo jo? Cila është ngjyra më sensuale? Dy janë mundësitë: e kuqe – siç mund ta preferojnë zonjat – apo natyrale dhe me shkëlqim. E vetmja pikë që nuk ka nevojë për diskutim është evitimi i një rezultati shumë të dukshëm, i cili nuk është i përshtatshëm me ngjyrën e lëkurës dhe tiparet e fytyrës. Zgjedhja fituese për ato femra që preferojnë ngjyrën e kuqe është pa dyshim Ruby Woo nga MAC, e përshtatshme për çdo lloj ngjyre. Është një buzëkuq pa shkëlqim dhe reziston në buzë për shumë orë.

Flokët: të gjatë apo të shkurtër? Të drejtë apo kaçurrela? Të kapura apo jo? Në unanimitet fiton gjatësia e flokëve maksi, edhe pse femrat mendojnë se është më joshëse të kesh flokë të kapur dhe të drejtë, ndërsa meshkujt parapëlqejnë flokë të lëshuara mbi supe. Dhe meqë jemi te flokët e lëshuar mbi supe, nuk ka më mirë sesa një trajtim serum me Bioscalin cronoBiogenina për flokë më të fortë, më të dendur dhe plot shkëlqim.

Sytë: cili make-up i bën më intrigues? Për një shikim magnetik, produkti më i mirë është rimeli. Absolutisht i zi. Rezultati përfundimtar duhet të jetë shumë i fortë, por duke evituar efektin e qerpikëve falsë. Për t’ju orientuar më mirë në xhunglën e rimelëve, ju këshillojmë të përdorni High Impact Mascara nga Clinique, i cili i zgjat qerpikët dhe nuk krijon kokrriza.

Manikyri dhe pedikyri: ç’formë t’u japim thonjve dhe çfarë ngjyre duhet të përdorim? Një gjë është e sigurt… më mirë t’i dedikoni kujdesin e duhur bukurisë së duarve dhe të këmbëve. Duhet të jenë shumë të kuruara. Nuk ka një manikyr që është me patjetër i duhuri. Të gjithë llojet e manikyrëve janë të duhurit, mjafton të keni thonj të rrumbullakët me gjatësi mesatare. Nëse doni, të paktën për një herë të vetme, t’i bëni qejfin partnerit, ‘braktiseni’ ngjyrën e kuqe dhe nëse ngjyra natyrale nuk ju pëlqen, përdorni një ngjyrë të errët siç është Blu Label nga Dior. Këto ngjyra kanë më tepër efekt nëse lyeni thonjtë e këmbëve.

Trupi: lëkurë e nxirë apo ngjyrë natyrale? Ngjyra më joshëse që i tërheq më tepër meshkujt është ajo e nxirë nga rrezet e diellit (jo solari). Lëkura e nxirë u pëlqen të gjithëve. Me të janë dakord si meshkujt ashtu edhe femrat, mjafton të kujdeseni në mënyrën e duhur për ta ruajtur sa më gjatë. Ndaj është e rëndësishme të përdorni kremin scrub dhe hidratuesin. Produkti që mund të përdorni është Nivea Scrub .

Parfumi: zgjedhja për sa u përket parfumeve është tepër personale, për këtë arsye është shumë e vështirë të përcaktosh se cila nga aromat është ajo që na bën më joshëse dhe të parezistueshme në sytë e partnerit. Megjithatë, e sigurt është se aromat e ëmbla nuk kanë sukses të madh, kur bëhet fjalë për joshjen. Më mirë zgjidhni parfume që kanë aromë të fortë lulesh, siç mund të jetë Jasmine Rouge, që mban firmën e Tom Ford në koleksionin e fundit Private Blend. Është një ekuilibër i pazakontë dhe perfekt lulesh e erëzash, të mrekullueshme për një rezultat sensual dhe të parezistueshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top