Ndërsa vitet ecin, perceptimi i gjërave dhe njerëzve ndryshon në mënyrë të pashmangshme. Në lidhje me këtë, ne sigurisht bëhemi më pak tolerant ndaj qëndrimeve të rreme, hipokrite dhe mosrespektimit të njerëzve.
Koha që kalon na ndryshon
Koha kalon dhe ne, së bashku me të, ndryshojmë, transformojmë dhe evoluojmë. Ne kemi me vete pasurinë tonë të përvojës dhe e përdorim atë si kujtesë të asaj që dimë se nuk duam më.
Sa më të vjetër të bëhemi, aq më pak durojmë
Kur rritemi, gjithçka që ishte e durueshme më parë nuk është më. Në mbushemi me përvojë dhe arrijmë në një pikë ku mbajmë gjithnjë e më pak njerëz dhe qëndrime që dikur i justifikonim.
Vërtetimi i shkencës
Sipas dy studimeve mbi këtë temë, të kryera përkatësisht nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Aalto në Finlandë, kur rritemi, numri i njerëzve që duam të rrethojmë veten zvogëlohet së bashku me tolerancën.
Mosha na bën më të kërkuar
Sipas studimit të bërë nga të dy universitetet, sa më të vjetër të jemi aq më selektivë bëhemi sepse jemi më të kërkuar: ne e dimë se çfarë presim nga një marrëdhënie dhe nuk duam të humbim kohë.
Durimi zvogëlohet
Edhe pse durimi është virtyt i të fortëve, duket se duke u rritur ne humbasim pak prej tij, veçanërisht kundër qëndrimeve të rreme dhe hipokrite që më parë i kemi toleruar.
Miqësia është e vërteta
Ndryshimi më i madh është i motivuar nga përvoja jonë. Si të rritur ne e dimë mirë vlerën e miqësisë dhe është vetëm ajo nga e cila duam të rrethohemi.
Çdo gjë tjetër nuk llogarit
Kur rritemi, ne i presim degët e vdekura dhe i harxhojmë energjitë tona vetëm për gjërat që kanë vërtet rëndësi: familjen, fëmijët, dashurinë dhe miqësitë autentike. Do gjë tjetër, ne e lëmë pas.
Larg energjisë negative
Në përgjithësi, gjithmonë duhet të largojmë njerëzit negativë, por ndërsa plakemi toleranca është zero. Dhe kush dëshiron të humbasë kohën me individë të rremë dhe hipokritë?
Vetëm ne
Ne i kushtohemi vetes dhe universit, të cilin, me dashuri dhe përpjekje, e kemi ndërtuar me vite. Një botë në të cilën ne në mënyrë selektive lejojmë shumë pak njerëz të hyjnë dhe të jenë pjesë e saj deri në pjesën tjetër të ditëve.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.