Këshilla & Arsye

October 11, 2019 | 8:10

Sa më shumë të qani kur shikoni një film aq më i fortë është temperamenti juaj

Si silleni përpara një filmi? A mbeteni të paprekur apo nuk mund t’i mbani emocionet tuaja? Një lajm i mirë për ata që janë më të ndjeshëm, prekja para një filmi ose një videoje emocionuese ka një kuptim shumë pozitiv.

Shpesh, sidomos për burrat, të qarat shihen si një gjest që tregon dobësi dhe brishtësi: kjo nuk është e vërtetë, pasi njeriu që mund të qajë dhe të preket para një situate emocionuese është njerëzor dhe i ndjeshëm. Kjo predispozitë për të qarë gjatë disa filmave jepet pikërisht nga empatia jonë që është aftësia për të ndjerë ndjenjat e të tjerëve në lëkurën tonë dhe për t’i bërë ato tonat falë veprimtarisë së neuroneve tona pasqyrë.

Pra, a është e mundur të ndjeni empati edhe për një personazh në një film? Sigurisht po, nëse aktori është veçanërisht bindës, është e lehtë të na përcjellë ndjesi aq të forta saqë na bën të jetojmë në vetën e parë. Me pak fjalë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar: të prekesh para një filmi do të thotë të jesh më i prirur për të kuptuar njerëzit dhe ndjenjat e tyre dhe të lidhesh me ta në një mënyrë më të thellë.

Një studim ka analizuar këtë karakteristikë të veçantë për të kuptuar sesi një video e caktuar mund të ndikojë në jetën tonë jashtë ekranit. Grupi i parë i njerëzve pa një video që paraqiste një prind që fliste për kancerin e fëmijës ndërsa i dyti pa një klip në të cilin fëmija dhe babai vizituan me qetësi kopshtin zoologjik pa folur kurrë për ndonjë sëmundje.

Është e qartë, videoja e parë gjeneroi një përgjigje më të fortë emocionale duke raportuar një rritje prej 47% të nivelit të oksitocinës në gjak. Studimi vazhdoi me një pjesë të dytë ku pjesëmarrësit e testit të mëparshëm duhej të merrnin një seri vendimesh në lidhje me paratë dhe palët e treta.

Rezultati ishte i qartë: njerëzit që kishin parë videon më emocionale dëshmuan se ishin më bujarë me të huajt dhe ishin më të prirur për të dhuruar para, duke u ndjerë të lumtur dhe të dobishëm.

Studimi tregon se emocionet që ne përjetojmë në jetën tonë të përditshme shkaktojnë mekanizma të pavetëdijshëm, të dobishëm për ne dhe mirëqenien tonë, por edhe për atë të njerëzve që kemi pranë.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top