Shkenca konfirmon: sa më e kushtueshme të bëhet dasma, aq më e lartë është mundësia e divorcit. Gjithnjë e më shumë njerëz, janë të bindur se kanë gjetur shokët e tyre të shpirtit dhe vendosin të ndërmarrin hapin e madh, duke festuar sa më shkëlqyeshëm atë që është dita më e rëndësishme e jetës.
Shndërrimi i dasmës në një përrallë të vërtetë është kurorëzimi i të gjitha dëshirave për ata që kanë imagjinuar gjithmonë martesën. Sigurisht, është e nevojshme të përputhet me të ardhurat, sepse disa zgjedhje organizative janë mjaft të shtrenjta dhe shifrat janë vërtet marramendëse.
Por a ja vlen vërtet të harxhosh gjithë këto para për martesën?
Sipas një studimi të fundit, është treguar se ata që kanë shpenzuar më shumë se 20,000 dollarë për dasmën, kanë 5% më shumë shanse për t’u ndarë nga partneri i tyre. Arsyeja duket se qëndron pikërisht në këtë shpenzimin e tepërt të parave: duke mos patur para të mjaftueshme për të paguar martesën, çiftet që do të martohen u drejtohen huave dhe kredive.
Pasi të mbarojë festa, në pjesën më të madhe të rasteve e mrekullueshme dhe e bukur, ëndrra mbaron dhe fillon jeta reale, bashkë me të edhe borxhet që duhet të shlyhen. Kjo situatë do të krijonte stres të madh për bashkëshortët, të cilët në vend që të fillonin udhëtimin e tyre si burrë e grua së bashku dhe me qetësi, tashmë po përballen me problemet e para.
Andrew Francis Tan dhe Hugo Mialon, profesorë të ekonomisë, kryen një studim ku morën pjesë 3000 njerëz, i cili konfirmon saktësisht atë që u shkrua më lart: llogaritë për të paguar gjenerojnë stres dhe kjo nuk është mirë për një çift të ri. Një faktor tjetër që ndikon negativisht në kohëzgjatjen e martesës është kostoja e blerjes së unazës së fejesës, madje edhe në këtë rast, ai që harxhon midis 3000 dhe 5000 dollarë për këtë simbol të dashurisë, është i destinuar të ndahet më herët.
Arsyeja është gjithmonë e njëjtë, situata ekonomike e bashkëshortëve të rinj luan një rol shumë të rëndësishëm në kohëzgjatjen e bashkimit të tyre. Një dasmë ëndrrash, mund të çojë në një fund shkatërrimtar, më mirë të mbështeteni në disponueshmërinë e dikujt dhe të investoni në ndjenja, pasi e vetmja gjë që ka me të vërtetë rëndësi është dashuria.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.