Ukraina është zgjuar sot mes panikut, ankthit dhe ‘luftës’! Kievi nuk dukej më ai i dikurshmi, gjithçka kisht marrë tatpjetën. Mes shiut, frikës dhe armëve, Rusia ka ‘pushtuar’ këtë mëngjes Ukrainën, duke nisur kështu një luftë bombarduese mes dy vendeve.
E teksa lufta vijon, janë raportuar edhe viktimat e para nga këto bombardime të përgjakshme. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku ushtari ukrainas u jep lamtumirën prindërve, me frikën se mund të humb jetën në këtë betejë dhe s’do ketë mundësinë ti shohë më kurrë.
I veshur me uniformë, më shikim të hidhëruar, ushtari ukrainas u jep lamtumirën prindërve, teksa dëgjohet duke thënë “mami, babai, ju dua shumë”!
Përgatiti K.I / Burimi indianexpress.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.