Temperaturat e ambientit në të cilin jetojmë, ndikojnë në performancë dhe sjellje, për shembull, në aftësinë për të marrë vendime apo për të gjetur zgjidhje të reja.
Ditët e fundit kemi dëgjuar për ndryshimin e dukshëm të temperaturave, ndërsa në zonat veriore bora dhe erërat e ftohta kanë pushtuar zonat. Të ftohtit, sipas psikologëve, përveçse na shkakton disa vështirësi në jetën e përditshme, gjithashtu ka një ndikim edhe në trurin e njeriut.
Mund të duket absurde ideja se mendimet dhe zgjedhjet ndikohen nga temperatura e ambientit, por le të kujtojmë se, truri ynë është një organ. Për këtë arsye, si të gjitha organet e tjera të trupit, ai ka nevojë për energji për të funksionuar. Glukoza, një burim energjie, përdoret nga truri për të marrë vendime, formuluar ato, të sistemojë përgjigjet emocionale dhe të zgjidhë problemet. Por ky burim i energjisë mendore dhe fizike, për fat të keq, nuk është një burim pafund. Dhe kur ky burim kyç shpenzohet për rregullimin e temperaturës trupore, të gjitha funksionet e tjera ndikohen.
Le të kuptojmë se çfarë ndodh: kur temperatura jashtë është shumë e lartë (gjatë verës) glukoza lejon ftohjen e trupit duke shmangur të nxehtin, ndërsa kur temperatura është jashtëzakonisht e ulët (gjatë dimrit) trupi përdor energji për të shmangur hipoterminë. Këto dy procese të balancimit të temperaturës, nuk kanë të njëjtën vlerë: për t`u ftohur trupi kërkon më shumë energji se sa kur është e nevojshme të ngrohet. Studimet duket se e konfirmojnë këtë hipotezë, sipas të cilës, truri punon më mirë në dimër, ose në temperatura të ulëta, për shkak se organizmi pas rregullimit termik ka më shumë energji për proceset mendore.
Megjithatë nuk është një proces i ngurtë. Të kujtojmë që njerëzit përshtaten lehtësisht me ambientin dhe klimën sipas ndryshimeve të temperaturave, dhe pas një kohe të shkurtër, japin performancën ekuivalente si përgjatë të nxehtit të madh të verës, ashtu dhe ati të ftohtë në dimër. Dallimi është lehtësisht i dukshëm, kur ju kaloni nga nxehtësia e zyrave, banesave, qendrave tregtare në mjedisin e ftohtë të jashtëm, më shumë se sa nga ndryshime graduale stinore.
Para se të bëni zgjedhje, hartojini mirë ato, të shprehësh mendimet sapo keni dalë nga dera e një mjedisi të nxehtë, le të kujtojmë se çdo ndryshim klimaterik mund të ketë ndërlikime të rëndësishme në procesin tonë të të menduarit.
Burimi: Instituti Europian i Psikologjisë dhe Ergonomisë (IPSE)
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.