Sasia e gjumit që ju duhet varet nga faktorë të ndryshëm, sidomos mosha juaj. Ndërsa nevojat e gjumit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në mesin e individëve, konsideroni këto udhëzime të përgjithshme për grupmosha të ndryshme:
Të sapolindurit -14 deri në 17 orë në ditë
12 muaj– rreth 10 orë gjatë natës, plus 4 orë pasdite
2 vjeç- Rreth 11 deri në 12 orë në natë, plus një 1- 2 orë pasdite
3 deri në 5 vjeç -10 deri 13 orë
6 deri 13 vjeç -9 deri në 11 orë
14 deri në 17 vjeç– 8 deri në 10 orë
Të rriturit– 7 deri 9 orë
Përveç moshës, faktorë të tjerë mund të ndikojnë se sa orë gjumë ju duhet. Për shembull:
Shtatzënia. Ndryshimet në trup gjatë shtatzënisë mund të rrisin nevojën për gjumë.
Mosha. Të moshuarit kanë tendencë për të fjetur më lehtë dhe për kohë më të shkurtër, sesa të rriturit më të rinj.
Privimi i mëparshëm i gjumit. Nëse ju jeni të privuar nga gjumi, sasia e gjumit duhet të rritet.
Cilësia e gjumit. Nëse gjumi juaj është ndërprerë shpesh, ju nuk jeni duke marrë gjumë cilësor. Cilësia e gjumit tuaj është po aq e rëndësishme sa sasia.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.