Nuk ka ndonjë sasi të caktuar orësh se sa duhet të flemë, sepse kjo ndryshon nga një njeri te tjetri, por rezultatet e studimeve tregojnë se njerëzve u nevojiten 5-11 orë gjumë, me një mesatare 7.5 orë.
Jim Horne, studiues i Qendrës për Studimin e Gjumit në Universitetin e Loughborough, ka një përgjigje shumë të thjeshtë: sasia e gjumit që duam, është aq sa të mos ndihemi të përgjumur gjatë ditës. Rekordi më i gjatë i periudhës zgjuar është arritur nga Randy Gardner në vitin 1965, me 11 ditë zgjuar. Pas katër ditësh filloi të kishte haluçinacione, ndjekur dhe nga iluzioni se ishte futbollist i famshëm. Megjithatë, në fund të studimit Randy funksiononte shumë mirë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.