Lifestyle

November 1, 2016 | 8:56

Sa shpesh fëmija juaj ka nevojë për një dush?

Sa shpesh fëmija juaj ka nevojë për një dush varet nga mosha dhe aktivitetet e fëmijës. Këto udhëzime nga dermatologët mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa shpesh një fëmijë 6 vjeç ose më i madh ka nevojë për një dush.

Fëmijë të moshës 6 deri 11 vjeç: Udhëzime për larje

Fëmijët në këtë moshë, mund të mos  kenë nevojë për një dush të përditshëm. Fëmijë të moshës 6 deri në 11 vjeç duhet të bëjnë një dush:

  • Së paku një herë ose dy herë në javë.
  • Kur ata bëhen pis kur luajnë në baltë
  • Pasi kanë qenë në një pishinë, liqen, det…
  • Kur ata djersijnë apo kanë erë trupi.
  • Sa herë t’ju rekomandojë një dermatolog nëse është duke u trajtuar për një sëmundje të lëkurës.

Adoleshentët: Udhëzime për larje

Fatmirësisht, shumica e fëmijëve duan të lahen çdo ditë.

Në moshën e pubertetit:

  • Të bëjë një dush çdo ditë.
  • Lani fytyrën dy herë në ditë për të hequr yndyrën.
  • Bëj një banjë ose dush pas notit, pas një loje sportive, ose djersitje rëndë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top