Mirëqenie

January 13, 2017 | 12:06

Sa ujë duhet të pijmë?

Vetëm me bazën ditore të konsumimit është e lehtë të harrosh gjërat e thjeshta në jetë, të tilla si mbajtja e vetes së hidratuar. Statistikat tregojnë se 75% e njerëzve nuk pijnë ujë mjaftueshëm. Sipas Root7, një kompani që krijon produkte funksionale për të pirë ujë, thotë se uji përbën 70% të peshës së trupit të njeriut dhe është e rëndësishme që të pihet sasia e duhur çdo ditë për të funksionuar sa më mirë.

1

Për meshkujt sasia ditore e ujit e rekomanduar është 3 litra në ditë, ndërsa për femrat 2.2 litra.

Një zëdhënës i Root7 thotë: “Përfitimet e shëndetit nga pirja e ujit nis që nga rritja e funksionit të trurit me 14 për qinds, deri tek ndihma për tretjen dhe kapsllëkun.”

Dihet gjithashtu që uji rrit dhe nivelin e energjisë dhe të bën lëkurën më të re, si dhe të ndihmon me humorin. Përveç kësaj Root7 na jep edhe kohën më të mirë të ditës për të pirë ujë.

2

8.00, pirja e një gote ujë zgjon trupin para vaktit të parë të ditës.

11:00, pini ujë para ushqimit për të reduktuar oreksin.

13:00, pini ujë që të gjithë përbërësit që keni marrë nga ushqimi të thithen sa më lehtë nga trupi.

16.00, gjithashtu pini ujë mes vakteve për të reduktuar oreksin.

19.00, pini ujë gjatë darkës për të parandaluar mbingopjen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top