Marrëdhënie

April 5, 2017 | 12:38

Saimir Kodra: Si u njoha me bashkëshorten duke i marrë fshehurazi numrin e telefonit

Nuk jemi mësuar ta shohim Saimir Kodrën shpesh në intervista, megjithatë moderatori i njohur shqiptar nuk e ka refuzuar ftesën për të qenë i pranishëm në emisionin “Tek Unë” me Arjola Shehun.

Ai ka rrëfyer disa histori personale mes të cilave edhe njohjen me bashkëshorten, Adën, me të cilën kanë edhe një djalë, 7-vjeçarin Aleksandër.

“Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë. Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu filloi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top