Siç edhe pati premtuar tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, ka dhuruar të ardhurat e koncertit “Il mio Canto” për fëmijët e Pediatrisë së kryeqytetit.
“Anila Godo është një heroinë e vërtetë te Pediatria – i lumtur që Saimir Pirgu i dhuroi aty të ardhurat nga koncertit“, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Instagram.
Pirgu u nderua edhe me “Çelësin e Qytetit” të Tiranës nga Veliaj, në shenjë mirënjohje për kontributin që artisti ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare. Në mënyrë të veçantë, për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.