Për një zemër të shëndetshme dhe të fortë, aleat shumë i mirë është salca klasike me domate, vaj ulliri ekstra të virgjër, qepë apo hudhër.
Shkenca ka konfirmuar përfitimet shëndetësore të përgatitjeve të ushqimeve që përdoren në dietat mesdhetare.
Salca e domateve përmban rreth dyzet antioksidantë (të njohur më mirë si polyphenols) dhe karotenoidë që mbrojnë zemrën nga stresi oksidativ dhe në këtë mënyrë largojnë plakjen. Studiuesit theksojnë se efekti për të shpëtuar zemrën dhe që kjo salcë të jetë efektive, përbërësit e saj duhet të hahen së bashku.
Domatet të bëjnë shumë mirë për shëndetin. Kanë vitaminën A, C dhe E, si edhe kalium, kalcium dhe kripëra minerale. Kërkime të tjera po zbulojnë se ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer likopeni, një lëndë antioksiduese shumë e fortë, që thuhet se zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve, si për shembull, të kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës. Domatet përmbajnë 93 deri në 95 për qind ujë dhe për ata që e kanë merak peshën: ato kanë pak kalori.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.