Mirëqenie

December 21, 2016 | 11:19

Sallamet mund të favorizojnë astmën

salame-salamiSallami, proshuta, salsiçet dhe nënprodukte të tjera të mishit mund të favorizojnë astëm, sipas një studimi shkencor të publikuar në revistës mjekësore Thorax. Studimi, i kryer me përfshirjen e 1000 francezëve, tregon se nuk duhet konsumuar kurrë më shumë se 70 gram në ditë mish i përpunuar si: salsiçe, për të mos pasur pasoja shëndetësore. Shumë më mirë, thonë studiuesit, është dieta mesdhetare. Një grup të testuarish, gjysma e të cilëve ishin të prekur nga astma dhe gjysma tjetër ishin të shëndetshëm. Për të gjithë, konsumi i lartë i nënprodukteve të mishit, tregoi shenja të caktuara të përkeqësimit si: marrje fryme, gërvishtje në mushkëri dhe dhimbje kraharori. Sidoqoftë, studimi sugjeron që përpara konsumimit të tyre, duhet t’i ziejmë këto nënprodukte mishi si dhe duhet të ndjekim një dietë me shumëllojshmëri ushqimesh. Duke folur për BBC-në, Catherine Collins e “British Dietetic Association” (Shoqata Britanike e Dietologjisë), e komenton studimin e rekomanduar si “Një dietë e shumëllojshme e stilit mesdhetare”, dhe këshillon konsumin e ushqimeve të freskëta pavarësisht nëse vuani nga astma apo jo.

Burimi: Askanews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top