Në fokus

November 24, 2018 | 11:33

Salsiçet, ushqimi më kancerogjen, rrisin me 67% rrezikun e kancerit

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje konsumohen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës. Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë shumë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato prodhohen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshin edhe shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë të tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet, të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak. Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për përbërësit që përdoren për krijimin e salsiçeve, pasi që asnjëherë nuk shkruhen  saktësisht në pakot e shitjes.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Hawait, konsumimi i salsiçeve e rrit rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67%. Mishi i prodhuar thuajse gjithmonë përmban përbërës, si nitratet, të cilat janë substancë që kanë dëshmuar se e rrisin rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salsiçe në ditë e shton rrezikun e kancerit kolorektal me 21%. Bëni mirë ta shmangni këtë produkt nga tryezat tuaja, sado i shijshëm t’ju duket për momentin. Mendoni në mënyrë afatgjatë për veten tuaj. Jeta juaj varet shumë nga produktet që konsumoni, ndaj tregoni kujdes.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top