Lifestyle

June 16, 2018 | 12:48

Sandalet me pak takë, komoditeti dhe bukuria e kësaj vere (Foto)

Sandalet me takë të vogël janë komoditeti dhe bukuria e kësaj vere. Komoditeti nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë sezon, pasi këto sandale përveçse të bukura na japin dhe një pamje mjaft femërore .

Modelet e këtyre sandaleve janë nga më interesantet këtë sezon si nga materiali gjithashtu nga format e takave dhe nga detajet e veçanta që i bëjnë ato të përdoren në çdo moment të ditës.

Dhe kjo nuk është e gjitha, në mesin e avantazheve të tyre të shumta ato dinë sesi të na ofrojnë stil dhe me veshje të thjeshta.

Modelet e sezonit veror 2018 vijnë nga kamoshi deri në lëkurë. Nga silueta e pastër dhe esenciale deri tek detajet më interesante me lule dhe gurë.

Rripi i këtyre sandaleve vjen shumë femëror i lidhur në kyçin e këmbës ose pak më i varur për të na siguruar një pamje mjaft interesante dhe të veçantë.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top