Lifestyle

March 26, 2018 | 12:20

Sandalet me takë të lartë tendenca e sezonit verë 2018

Sandalet me takë të lartë, më saktë nëse janë 12 cm, janë tendenca e sezonit verë 2018.

Nga lëkure, gome, një ngjyrëshe ose shumëngjyrëshe, ato duhet të vishen në këmbë të kuruara dhe ndoshta pak të nxira. E domosdoshme është vendosja e manikyrit, nga ngjyra e kuqe, në të verdhë, në rozë, etj., ka shumë ngjyra të reja për verën. Por nëse mendoni se këto sandale janë të papërshtatshme për të ecur: gjithçka varet nga struktura dhe ekuilibri i duhur midis thembrës dhe këmbës. 

Sidoqoftë, këto janë këpucët që të gjithë duan këtë verë dhe mund t’i vishni me veshje të gjata, me xhinse të kthyera, me pantallona të shkurtra dhe minifunde. Dhe guxoni që në ditë të ftohta t’i vishni me çorape: ajo që disa vite më parë u konsiderua si një “horror-look” sot është mjaft në modë.

Burimi / http://d.repubblica.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top