Lifestyle

May 25, 2018 | 11:23

Sandalet, plot ngjyra dhe stil, për sezonin verë 2018

Erdhi momenti që ne femrat e kemi ëndërruar dhe pritur, tani do veshim sandalet të cilat janë protagoniste të padiskutueshme për stinën e nxehtë. Sandalet për sezonin e pranverë-verë 2018, janë në anën tonë pasi mundësia e zgjedhjes është e larmishme si në ngjyra, forma dhe më e rëndësishmja në komoditet.

Ato vijnë me modele të ndryshme nga ato me taka të larta,me taka të trasha,me platformë për përditshmëri deri tek ato ndoshta më pak të rehatshme me taka të larta dhe me detaje të zbukuruar me gurë dhe xixa për mbrëmje më të veçanta të cilat na bëjnë të ndihemi si princesha të mbrëmjes.

Aftësia për të zgjedhur modelet më të bukura të sezonit, varet nga shijet tuaja dhe nevojat për të ndryshuar stilin ose për ta përmirësuar atë.

Për një zgjedhje më të mirë për sandalet e duhura këtë sezon , ja disa nga versionet më të bukura sipas kategorive.

Sandalet me takë të lartë

Sapo i veshim këto sandale pamja jonë shndërrohet në një femër me klas dhe finesë. Këto lloj sandalesh përmbajnë magjinë e të dukurit bukur dhe plot feminilitet. Të zbukuruar me fjongo, gura dhe detaje të tjera këto sandale nuk duhet të mungojnë në koleksionin e një femre.

Sandalet e sheshta

Në verë ato janë zgjidhja më interesante dhe më e rehatshme, si dhe një alternativë e cila zëvendëson atletet. Sandalet e sheshta vijnë në versione të ndryshme me bazë lëkure ose me lidhëse të lidhura me kyçin e këmbës, zgjedhja varet vetëm nga stili juaj.

Sandalet bizhu

Nëse keni një ceremoni elegante ose një ngjarje të veçantë për të marrë pjesë, këto sandale janë ideale për t’ju bërë të duken mirë, madje edhe në kombinim me një veshje shumë të thjeshtë. Me gura kristali, gura me ngjyra, me shkëlqim metalik këto versione do ju bëjnë të ndiheni tamam si në përrallat me princesha.

Sandalet me takë të mesme

Një kompromis i shkëlqyer për të kombinuar lartësinë dhe praktikën, dhe gjithashtu të shtoni një kontakt të rafinuar për të gjitha veshjet, sidomos gjatë ditës. Këto lloj sandalesh vijnë ne versione të ndryshme të mbyllura përpara, të hapura me rripa ,komplet dekolte pra një larmishmëri zgjedhjesh.

Sandalet me platformë

Ndoshta mund të duken të tepruara ose ekstravagante ,por një gjë është e sigurt rehati dhe komoditeti i tyre të cilat na bëjnë të dukemi dhe sportive dhe njëkohësisht në femër me finesë.

Këto sandale janë ideale për fustanet e gjatë në materiale linoje ,për jumpsuitët dhe gjithashtu për pantallonat kauboj të cilat janë akoma në modë dhe super stil.

Sandalet me fjongo

Ky model është ndër më të dashurit e verës jo vetëm në qytet. Në veçanti, versionet e tapës dhe fjongos janë në fakt një aleat i çmuar për tu veshur në det për shkak të përshtatshmërisë së tyre për tu dukur bukur me çdo veshje plazhi.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top