Mirëqenie

May 26, 2017 | 10:06

Sasia e frutave të thata që duhet të konsumoni

Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri.

1

Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar. Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor, shkruan Shije. Por, ne do ju tregojmë me saktësi se sa mund të hani pa problem.

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë. 

 Po ju japim me shifra sasinë e duhur për konsum ditor:

  • 49 stika
  • 28 kikirikë
  • 23 bajame
  • 21 lajthi
  • 6 arra braziliane

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top