Mirëqenie

December 18, 2018 | 11:49

Sasia e lartë e vitaminës A sjell dëme në shëndet

Vitaminat janë substanca themelore për trupin tonë. Por vetëm deri në një pikë të caktuar: nëse tejkaloni disa nivele, aleatët mund të kthehen në armiq. Të paktën disa prej tyre, për shembull vitamina A. Kjo është konfirmuar nga një studim i kohëve të fundit nga një ekip i studiuesve suedezë në Akademinë Sahlgrenska, Universiteti i Gothenburg.

Vitamina A një substancë e çmuar

Vitamina A është një substancë shumë e rëndësishme për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve. Së pari, për shkak se ajo e mbron shikimin. Përveç kësaj, ajo merr pjesë në zhvillimin e kockave dhe forcimin e tyre me kalimin e kohës dhe rritjen e dhëmbëve. Gjithashtu mbron kundër infeksioneve dhe forcon sistemin imunitar.

Ku gjendet Vitamina A?

Vitamina A gjendet kryesisht te ushqimet me origjinë shtazore, të tilla si mëlçia, qumështi dhe derivatet e tij (gjalpë dhe djathë), vezët; në fruta dhe perime me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli (kajsi, karota, shalqi, manaferra).

Sasia e rekomanduar e vitaminës A

Tek të rriturit, kërkesa e përditshme e vitaminës A është rreth 0.6-0.7 miligramë. Nëse tejkalohet ky prag mund të përjetoni efekte të padëshirueshme të tilla si rënie e flokëve, plasaritje buzësh, lëkurë e thatë, kocka të brishta, dhimbje koke dhe rritje e presionit intracranial. Studimet e kryera në të kaluarën kanë treguar se teprimi i vitaminës A, mund të rezultojë në një rënie në densitetit të kockave dhe një rritje të rrezikut të frakturave brenda një periudhë shumë të shkurtër

Çfarë ndodh me shëndetin kur e ekzagjeroni?

Autorët trajtuan një grup minjsh me vitaminë A, ekuivalente me 4.5-13 herë më shumë se kërkesa e përditshme e rekomanduar për dhjetë javë. Gjatë dhe në fund të eksperimentit, ata bënë disa analiza. U zbuluan se kockat e tyre ishin pakësuar brenda vetëm tetë ditësh. Ky proces pastaj përparoi në ditët në vijim.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top