Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes sesi ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmendshëmvëmendshëm, që të mund t’i shmangim.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme. Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihen, që nga sasia e duke vazhduar me përdorjen e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë, e vend e pa vend.
Gjithashtu rezultatet e kërkimeve kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti i dorës së vetë fëmijës. Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime, tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.
Pra sasia e ushqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.